Elisa Spiropali: Pengu im, që s’mora Naltën në fushatë

Publikuar tek: politike, më 07:15 13-07-2015 Elisa Spiropali: Pengu im, që s’mora Naltën në fushatë Elisa Spiropali dhe vajza e saj, Nalta

Elisa Spiropali, ish-drejtoresha e Doganave por që u angazhua fuqishëm në fushatën e socialistëve për zgjedhjet lokale pasi lindi vajzën, tregon në një intervistë të gjatë për ‘’Gazetën Shqiptare’’ pengun e saj.

“Për një gjë më vjen keq që këtë herë nuk e mora dot Naltën në tubimet elektorale në Farkë, Sauk, Selitë, Lundër, Kodrën e Diellit etj, të shihte dhe dëgjonte me sytë dhe veshët e vet me cilët do ketë të bëjë kur të rritet. Mend për herë tjetër”, thotë Spiropali.

E pyetur për ndryshimin që e bija ka sjellë në jetën e saj, Spiropali e komenton kështu: “Nalta nuk erdhi vetë në jetë. Nalta nuk ra nga qielli dhe as nuk doli nga sqetulla ime. Naltën në jetë e sollëm unë me Salarjonin, sipas një procedure të cilën e zbatuam me rigorozitet të lartë pa lënë asgjë mangët. Megjithatë, pavarësisht nga rënia apo ardhja, Nalta më ka bërë më të fortë, më të shëndetshme, dhe me sa thonë, më të bukur, por kjo e fundit sigurisht u thuhet të gjitha nënave të reja në formën e një ngushëllimi të këndshëm të padëmshëm”.

Por në raportin që ka me të shoqin, Spiropali është treguar gjithnjë diskrete. E pyetur ''pse'' ish-kryetarja e FRESSH-it përgjigjet: “Se ashtu ma tha mendja. Unë nuk jam aktore kinemaje apo stiliste apo pasareliste që t’i komunikoj publikut jetën time private. Publiku nga unë pret të mësojë çfarë mendoj për ekonominë, politikën, qeverisjen, dhe të tjera të tilla, çka edhe sa kam mundur e kam bërë duke u kujdesur të mos përhapen si vaji në lakra për të kënaqur kuriozitete të sëmura’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Pasi hoqi shtatoren e Nënë Terezës, Rama po bllokon edhe atë të Rugovës
Arrihet marrëveshja për Komisionin e Reformës në Drejtësi, Lu dhe Vlahutin negociata në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.02167010307312
array(1) { ["section"]=> string(58) "elisa-spiropali-pengu-im-qe-s-mora-nalten-ne-fushate-16019" }