Eliza Dushku: Do arrijmë t’i tregojmë botës se kush janë shqiptarët (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 16:42 27-05-2015

“Im atë  ishte gjithmonë krenar që ishte shqiptar por nuk mund ta thoshte këtë me zë të lartë sepse njerëzit nuk e kuptonin se çd të thoshte, ne e kuptuam këtë ndjesi kur ishin në shkollë dhe pasi u thoshim mësuesve tanë se ishim shqiptarë ata na thonin:jo jo jeni nga Armenia. Jo i thonim , jemi nga Shqipëria dhe është një vend që ekziston , ashtu sikurse edhe njerëzit dhe një ditë do të arrijmë t'i njohim ata më mirë dhe t’i tregojmë botës se kush janë shqiptarët”. Kështu është shprehur aktorja me famë botërore Eliza Dushku gjatë konferencës për shtyp pas prezantimit në Muzeun Historik Kombëtar të dokumentarit me titull “Dear Albania” që ka në qendër Shqipërinë me të gjitha vlerat e saj, natyrore, tradicionale dhe kulturore.

Në realizimin e këtij dokumentari ka marrë pjesë ehde vëllai i aktores nate Dushku, miqtë e ssaj Rick Fox, Blerim Destani, Fadil Berisha  e të tjerë. Eliza dushku përshkruan me zërin e saj të mbuluar nga pamjet më piktoreske të natyrës shqiptare jo vetëm origjinën e saj por gjithë kalvarin e udhëtimit nga kryeqyteti , në rivierën shqiptare, në alpe, si dhe në kufijtë e Kosovës, maqedonisë e Malit të Zi.

“ Identifikohet mënyra se si jeton Shqipëria  dhe se si ajo jeton me mua. Rroftë Shqipëria”, thotë vetë Dushku në prezantimin e këtij dokumentari.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpallet projekti fitues, ja se si do të duket ishulli në lumin Osum
Njihuni me fëmijën dhe këngën që do të dërgojë Shqipërinë në Eurovizion »
Article Logic
Execution time: 0.028131008148193
array(1) { ["section"]=> string(78) "eliza-dushku-do-arrijme-t-i-tregojme-botes-se-kush-jane-shqiptaret-video-12094" }