Eliza Dushku vjen në Shqipëri, do vizitojë edhe Prishtinën

Publikuar tek: kulture-art, më 11:54 29-04-2015 Eliza Dushku  vjen në  Shqipëri, do vizitojë edhe Prishtinën

Eliza Dushku, aktorja me origjinë shqiptare, por e lindur në Amerikë, ku po vazhdon edhe karrierën e saj, konfirmon ardhjen në Shqipëri.

Këtë ajo e ka njoftuar  në një postim të sajin, në lloogarinë “instagram” ku poshtë fotos me sheshin “Skënderbej”, shkruan se për pak javë ajo do jetë e pranishme në Tiranë e Prishtinë. Eliza Dushku preku skenën e Hollywood-it me filma si : “ Wrong  Turn”,  “The Kiss”, “The new guy” etj.

Ajo më herët ka organizuar një dokumentar me udhëtimet e saj në Shqipëri të titulluar “ E dashur Shqipëri” duke shërbyer kështu si një ambasadore e mirë e Shqipërsë. Duket se Eliza  është e mbështetur fort në rrënjët shqiptare e me padurim pret të rikthehet në Shqipëri.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria prezantohet në panairin e librit në Torino, në kuadër të ekspo-Milano 2015
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, akademiku Vaso Tole sjell historikun e tij »
Article Logic
Execution time: 0.013959169387817
array(1) { ["section"]=> string(62) "eliza-dushku-vjen-ne-shqiperi-do-vizitoje-edhe-prishtinen-9956" }