Ellie Goulding rrezikon karrierën nga problemet me zërin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:52 19-07-2016 Ellie Goulding rrezikon karrierën nga problemet me zërin

Këngëtarja e njohur Ellie Goulding, është e njohur për performancat e saj energjike dhe kujdesin që tregon vazhdimisht për shëndetin me ushtrime të rregullta dhe një dietë të ekuilibruar.

Por tashmë ajo  është duke u përballur me lodhje të vazhdueshme dhe ka paralajmëruar se rrezikon të humbasë zërin. 

Këngëtarja 29-vjeçare ka anuluar dy shfaqje muajin e kaluar për shkak se mjekët i rekomanduan të mos udhëtojë dhe të mos këndojë.

Gjatë këtij viti Goulding ka luajtur 100 shfaqje në të gjithë botën. Muajin e kaluar ajo njoftoi se ishte tërhequr nga shfaqjet në Finlandë dhe Letoni.

“Unë kam anuluar disa festivale këtë periudhë për shkak të lodhjes. Unë kam bërë rreth 100 shfaqje këtë vit dhe mjeku më tha se, nëse do të këndoja edhe këtë fundjavë, zëri im nuk mund të rikuperohej më. Pasi bëra disa teste, u diagnostikova me lodhje”, tha Ellie për gazetën “Standard”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024688005447388
array(1) { ["section"]=> string(62) "ellie-goulding-rrezikon-karrieren-nga-problemet-me-zerin-47123" }