Elmar Brok: Nëse gjysma e raportit të OSBE është i vërtetë, zgjedhjet në Shqipëri janë falsifikuar

Publikuar tek: politike, më 11:14 26-06-2015 Elmar Brok: Nëse gjysma e raportit të OSBE është i vërtetë, zgjedhjet në Shqipëri janë falsifikuar Elmar Brok

Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian  Elmar Brok në një prononcim për mediat  (që është zbardhur nga zyra e shtypit në PD) është shprehur se nëse gjysma e raportit të OSBE për zgjedhjet është e vërtetë, atëherë, rrjedhimisht i bie që zgjedhjet janë të falsifikuara dhe se do e ngrejë këtë shqetësim në rendin e ditës javën e ardhshme në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Europian.

“Mendoj, se ky raport është befasues. Sikur edhe gjysma e këtij raporti të jetë e vërtetë, atëherë duhet ë themi që  këto zgjedhje janë të falsifikuara. Unë do ta vë këtë raport në rendin e ditës së të hënës së komisionit të punëve të jashtme” , është shprehur ai teksa ka shtuar se  do ta përfshij në rendin e ditës për të informuar anëtarët e komisionit të punëve të jashtme për falsifikimin e madh të zgjedhjeve.

Ai shtoi se është i shqetësuar për këtë “dhe pavarësisht se çfarë ndodhi, zoti Rama humbi 20% të votave të përgjithshme. Kjo është drejtësi”,tha ai.

Ndërkohë kryetari i PD Lulzim Basha ndodhet në Bruksel, ku u takua në samitin e PPE edhe me komisionerin për zgjerim dhe politikën e fqinjësisë, Johannes Hahn me të cilin diskutoi për problematikën e zgjedhjeve, të reflektuar dhe në raportin paraprak. Hahn ka qenë i rezervuar me mediat, duke thënë se po pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshime në qeveri, zëvendësohen 4 ministrat e LSI dhe 4 të PS
Meta: LSI lexon rezultatet prandaj rritet. Me Ramën raporte konstruktive, edhe Veliajn e kam uruar »
Article Logic
Execution time: 0.015868902206421
array(1) { ["section"]=> string(102) "elmar-brok-nese-gjysma-e-raportit-te-osbe-eshte-i-vertete-zgjedhjet-ne-shqiperi-jane-falsifikuar-14684" }