Elon Musk: Ka një në një miliard mundësi që realiteti ynë nuk është simulim

Publikuar tek: bota, më 18:10 03-06-2016 Elon Musk: Ka një në një miliard mundësi që realiteti ynë nuk është simulim

Themeluesi i SpaceX dhe Tesla, multimilioneri Elon Musk, beson se shanset që të mos jetojmë në një realitet virtual janë 1 në 1 miliard.

 

Gjatë përgjigjes së një pyetje në konferencën “Code” në Los Angeles, Elon Musk foli rreth mundësisë së të jetuarit brenda një simulimi që ndoshta është krijuar nga një civilizim super i avancuar.

Për ta shpjeguar teorinë e tij ai tha se njerëzit sot po përfshihen gjithnjë e më shumë nga zhvillimet teknologjike dhe realiteti virtual që sot është i mundshëm do të avancojë me rritme të shpejta. Musk tha se me këtë shpejtësi të zhvillimeve teknologjike, në 1,000 vite, që për evolucionin janë shumë pak, njerëzit nuk do arrijn ëtë dallojnë realitetin nga simulimi.

Nëse civilizimi pushon së ekzistuari kjo mund të jetë për shkak të ndonjë katastrofe që mund ta fshijë civilizimin. Pra duhet të shpresojmë se ky është një simulim”, tha ai.

Elon Musk është bashkëthemelues i kompanisë “PayPal”, themelues i programit SpaceX, ndër kompanitë e para private që bashkëpunon me NASA dhe themelues i Tesla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.066282033920288
array(1) { ["section"]=> string(80) "elon-musk-ka-nje-ne-nje-miliard-mundesi-qe-realiteti-yne-nuk-eshte-simulim-42354" }