Elseid Hysaj një hap larg Barcelonës, gati marrëveshja

Publikuar tek: sport, më 11:11 15-02-2017 Elseid Hysaj një hap larg Barcelonës, gati marrëveshja

Elseid Hysaj është përfolur prej dy sezonesh për një transferim të tij larg Italisë, megjithatë deri më tani nuk ka pasur asgjë zyrtare.

Forma e mirë e 22-vjeçarit me skuadrën e Napolit është vënë re nga shumë skuadra europiane. Barcelona, por edhe Chelsea kanë shfaqur interes për shërbimet e tij, por kontrata me Napolin e ka lënë shkodranin në Itali.

Së fundmi, sipas “Calciomercato.it” Barcelona është pranë arritjes së marrëveshjes me klubin italian, për ta transferuar mbrojtësin shqiptar në “Camp Nou”. Detaje nuk bëhen të ditura, por në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Elseid Hysajt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futbollisti i Partizanit tregon “golin” më të bukur që ka bërë për “Shën Valentinin”
Dy muaj pa marrë pagat, presidenti i FSHF-së ndëshkon administratën »
Article Logic
Execution time: 0.016251087188721
array(1) { ["section"]=> string(59) "elseid-hysaj-nje-hap-larg-barcelones-gati-marreveshja-68770" }