Elseid Hysaj: Pritshmëritë për Europianin? Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje

Publikuar tek: sport, më 18:17 06-06-2016 Elseid Hysaj: Pritshmëritë për Europianin? Duhet të shohim ndeshje pas ndeshje

Për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj është ende e pabesueshme fakti se ai do të marrë pjesë në Kampionatin Europian. Në një intervistë për faqen e “FSHF”, Hysaj flet për sakrificat dhe punën që i është dashur të bëjë për të arritur në nivelet ku ndodhet sot.

Sa i përket pritshmërive për këtë Europian, 22 vjeçari thekson se kjo do të shihet ndeshje pas ndeshje, pa specifikuar një objektiv të qartë.

Intervista:

Si ndiheni për faktin qe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë në Kampionatin Europian, ‘’Francë 2016’’?

Nuk mund ta besoja se me të vertetë mbërritëm këtu. Unë jam vetëm 22 vjec. Është e pabesueshme, është e shkëlqyeshme. Shpresoj të fitojmë ndeshje në Francë.

Kjo është pjesmarrja e parë për ekipin e Shqipërisë , në Kampionatin Europian. Çfarë mendimi keni për këtë mundësi historike?

Ndjesia për këtë mundësi historike vërehet në fytyrat tona në fushën e lojës. Dalëngadalë , po mësohemi me këtë fakt!

Kur i keni patur fillesat me futbollin? Kur keni filluar të luani si futbollist profesionist?

Isha 7 vjec kur fillova të merreshe me futboll. Në moshën 17 vjecare i kuptova se doja më shumë , të bëhesha futbollist profesionist. Nëse do ta arrish , atëherë duhet të punosh , të strukturosh jetën tënde , dhe ti mbushësh planet me pasion dhe vitalitet. Kështu që fillova ta përmbush ëndrrën time , dhe punova fort për këtë.

Çfarë këshille do ju jepje lojtarëve të rinjë shqiptarë? 

Duhet të silleni si profesionistë. Mos mendoni vetëm të bëni qejf, të dilni gjithmonë mbrëmjeve, ndiqni në mënyrë serioze planet dhe idetë tuaja.

Kush janë pritshmëritë dhe qëllimet tuaja personale për Kampionatin Europian 2016 ?

Futbolli është i cuditshëm , ne duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, dhe të presim!

Kush është ekipi juaj i preferuar në ‘’Euro 2016’’ ?

Shqipëria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet vendimi, UEFA përjashton Skënderbeun për trukim ndeshjesh. Klubi: Vendim i padrejtë, e apelojmë në CAS
Partizani dhe Tirana ‘buzëqeshin’ me dënimin e Skënderbeut, përfitojnë në kupat e Europës »
Article Logic
Execution time: 0.01948094367981
array(1) { ["section"]=> string(82) "elseid-hysaj-pritshmerite-per-europianin-duhet-te-shohim-ndeshje-pas-ndeshje-42644" }