Elseid Hysaj thyen rekordin e Loro Boriçit, ja gjesti i Canës ndaj tij

Publikuar tek: sport, më 21:27 30-05-2016 Elseid Hysaj thyen rekordin e Loro Boriçit, ja gjesti i Canës ndaj tij

Rekord në Kombëtare, Elseid Hysaj futet në histori si kapiteni me moshën më të re që prej vitit 1946, kur edhe Shqipëria ka nisur të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare.

Para miqësores së djeshme ndaj Katarit, në mungesë të Lorik Canës, shiritin e mori mbrojtësi shkodran që luan me Napolin në Serinë A. Vetëm 22 vjeç dhe askush më parë si ai në këtë moshë kapiten i kuqezinjve.

Pas një vëzhgimi të “Panorama Sport”, rezulton se për herë të fundit ka qenë Loro Boriçi kapiteni me moshën më të vogël, por rekordi i mjeshtrit të madh të futbollit tashmë është thyer. I ndjeri Boriçi ka mbajtur shiritin e kapitenit të Shqipërisë në moshën 24-vjeçare, pikërisht në vitin 1946, kur kuqezinjtë luajtën ndeshjen e parë në histori ndaj Malit të Zi në Shkodër.

Që prej atij viti dhe deri dje asnjë prej lojtarëve që ka pasur privilegjin të mbante shiritin e kapitenit të Shqipërisë nuk ka qenë më i vogël se 24 vjeç. Megjithatë, rastësia e solli që një shkodran si Hysaj të parakalonte shkodranin tjetër, Loro Boriçi.

Hera e parë si kapiten dhe për 22-vjeçarin e diela e 29 majit do të kujtohet gjatë. Do të kalojnë shumë vite dhe zor se në Kombëtaren shqiptare mund të thyhet rekordi i vendosur dje nga Hysaj.

Gjesti i Canës

Në minutën e 62-të, në fushë u fut kapiteni aktual i Shqipërisë, Lorik Cana. Menjëherë Hysaj nisi të hiqte nga krahu i majtë shiritin për t’ia dorëzuar Lorikut. Por, ky i fundit me një gjest për t’u vlerësuar, nuk pranoi. “Jo, jo. Mos e hiq, mbaje deri në fund”, i tha Cana Hysajt, duke insistuar që të mos e hiqte nga krahu shiritin.

Një moment emocionues edhe për vetë shkodranin, që për 90 minuta i duhej të mbante një përgjegjë- si të madhe, për më tepër privilegj. Mbrojtësi i Napolit është bërë shumë shpejt një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kombëtares dhe karriera e tij në nivele të larta, natyrisht që ia ka bërë më të lehtë aventurën me kuqezinjtë.

Për Hysajn dje ishte ndeshja e 20-të me fanellën kuqezi dhe përkoi më së miri me shiritin e kapitenit. Mbrojtësi i është bashkuar Kombëtares në vitin 2013, pikërisht i grumbulluar për herë të parë nga De Biazi. (Panorama Sport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lojtarët shohin nga afër armët e Skënderbeut, Duka: Keni mundësinë të bëheni heronj për të gjithë shqiptarët
Trajneri Zviceran për përballjen me Shqipërinë: Lojë me emocione të dyanshme, po fundja, lojë është »
Article Logic
Execution time: 0.022752046585083
array(1) { ["section"]=> string(75) "elseid-hysaj-thyen-rekordin-e-loro-boricit-ja-gjesti-i-canes-ndaj-tij-41946" }