Elvana Gjata pritet të sjellë “bombën” e radhës, bashkëpunon me producentët amerikanë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:17 08-02-2017 Elvana Gjata pritet të sjellë “bombën” e radhës, bashkëpunon me producentët amerikanë

Pas suksesit që korri me këngën e saj të fundit “Lejla”, Elvana Gjata po punon me producentë të huaj për të sjellë një projekt që do të ketë përmasa ndërkombëtare.

Vet këngëtarja nuk ka folur për projektin që do sjellë, por disa foto të publikura në 'Instagram" tregojnë për surprizën e saj.

Artistja po punon me dy emra të njohur të muzikës botërore, producentin Jason Boynd, i njohur për krijime të suksesshme me Usher dhe Justin Bieber dhe Sirota me të cilin Elvana po bashkëpunon së fundmi, shkruan Top Channel.  Sirota po ashtu ka punuar me emra të rëndësishëm të muzikës si Justin Bieber dhe Drake.

Në fotot e publikuara në “Instagram”, Sirota tregon se është duke dëgjuar një prodhim të Jason, duke e quajtur atë monumental dhe duket se bëhet fjalë për projektin e ri të Elvanës, pasi vetë këngëtarja shihet teksa komenton poshtë këtij postimi.

vwsedvsz.JPG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandalizon këngëtarja, krah Greta dhe Eni Koçit me leshin e rritur poshtë sqetullave (FOTOT)
Sot ditëlindja e princeshës Elia Zaharia, ja çfarë mënyre të veçantë ka zgjedhur për të uruar veten e saj »
Article Logic
Execution time: 0.0041739940643311
array(1) { ["section"]=> string(88) "elvana-gjata-pritet-te-sjelle-bomben-e-radhes-bashkepunon-me-producentet-amerikane-68112" }