Elvana Gjata tërheq vëmendjen e ‘Daily Mail’, ja si arriti adoleshenti t’i vidhte fotot nga celulari

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:55 22-12-2015 Elvana Gjata tërheq vëmendjen e ‘Daily Mail’, ja si arriti adoleshenti t’i vidhte fotot nga celulari

Lajmi i fundjavës së kaluar se këngëtares Elvana Gjata i ishin vjedhur materialet private nga celulari i saj, ka kaluar kufinjtë e mediave shqiptare, duke tërhequr vëmendjen e edhe të atyre britanike.

Në fakt, ajo që u ka bërë më shumë përshtypje gazetarëve anglezë është mënyra e thjeshtë se si adoleshenti shqiptar ka arritur që të thyejë llogarinë e këngëtares.

15 vjeçari ka arritur të hyjë në celularin e Elvana Gjatës duke gjetur përgjigjen e pyetjes së sigurisë: “Cila është puna që ju doni të bëni?” dhe a e dini se çfarë përgjigje kishte zgjedhur Elvana? Këngëtare.

Pikërisht ka qenë kaq e thjeshtë për 15 vjeçarin që të hyjë në celularin e këngëtares dhe të shkarkojë aty me dhjetra foto e video private. Pas denoncimit në polici, është bërë e mundur ndalimi i adoleshentit dhe sekuestrimi i të gjitha materialeve të marra.

daily.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035860061645508
array(1) { ["section"]=> string(103) "elvana-gjata-terheq-vemendjen-e-daily-mail-ja-si-arriti-adoleshenti-t-i-vidhte-fotot-nga-celulari-28343" }