Elvi Fundo sulmon ashpër Genc Pollon: Gojëpalarë, hale...s’kishe b*thë para Sokolit

Publikuar tek: politike, më 15:23 09-01-2016 Elvi Fundo sulmon ashpër Genc Pollon: Gojëpalarë, hale...s’kishe b*thë para Sokolit

Ish këshilltari i ish ministrit të PD Ridvan Bode, Elvi Fundo, sulmon ashpër ish ministrin, njëkohësisht deputetin e Partisë Demokratike, Genc Pollo. Fundo e ka quajtur Pollon gojëpalarë duke kaluar në terma edhe më fyes se kaq. Kjo pas një statusi të deputetit i cili shkruante për akuzat e bëra nga socialisti Taulant Balla duke bërë përgjegjës dikë tjetër që sipas ish këshilltarit sot gazetar, nënkuptonte të ndjerin Olldashi.

“Gojëpalari i Edi Ramës, T. Balla më fajëson mua për një leje kabllosh optikë që paska prishur rrugët. E vërteta është se këtë leje, antiligjore e abuzive e ka dhënë dikush tjetër pa lidhje fare me mua dhe unë sa isha ministër i telekomunikacionit u përpoqa të anulloj të paktën ekskluzivitetin e saj. Për Ballën nuk ja vlen të shkruash akoma”, shkruan Pollo.

“Kush e dha mo se ti je po aq goje palare dhe shume me plere se Taulant Balla. Kush e dha ate leje, per te cilen ti luftoje jo per monopol, por per te fituar ca miliona si ato qe ke ne Qipro. Kush e dha ate leje??? Pse nuk flet per dixhitalizimin e TVSH qe doje te shpallje fitues ate qe te jepte ty para. Si ske turp. Po mos fol ore mo fol se ti je turpi i PD, nga suretrit tuaj jemi ne kete gjendje. Nga nuk xhvate e vodhe, e grive Ministrine e Arsimit, apo harove?UET, Kristal kioskat universitare te conin zarfa plot e per plot?? Beje sher si qen per te mare ca miliona per kompetenca qe si kishe. Bllokove dixhitalizimin e TVSH i ke publike shkrimet, ti kane thene profesionistet. S’ke turp batakci dhe ben dhe moral ti……”, i përgjigjet Fundo.

“Po s’kishte bythë përpara Sokolit ky hale”, vazhdon komentin e tij  në statusin e Pollos ish këshilltari i Bodes. Pollo nga ana tjetër, ka preferuar mos reagojë.

pollo.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Salianji: Ditë të mira për mafian, kanë njeriun e tyre në qeveri
Vëllai i Sokol Olldashit kundërpërgjigje të fortë deputetit të PD: Im vëlla edhe në varr, më i zgjuar se ty në kuadrat »
Article Logic
Execution time: 0.033179998397827
array(1) { ["section"]=> string(85) "elvi-fundo-sulmon-ashper-genc-pollon-gojepalare-hale-s-kishe-b-the-para-sokolit-29544" }