Elvira Dones e quan Edi Ramën ‘’idiot’’? Ja çfarë shkruan me saktësi

Publikuar tek: politike, më 08:52 19-12-2015 Elvira Dones e quan Edi Ramën ‘’idiot’’? Ja çfarë shkruan me saktësi

Shkrimtarja Elvira Dones konkuroi për postin e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, por nuk fitoi edhe pse Rama e promovoi si kandidatja që do të transformonte radio-televizionin publik shqiptar.

Por ajo e zhgënjyer ka komentuar këto kohët e fundit herë pas here kundër politikave ndjekur nga Rama.

Madje dje figurativisht komentoi Ramën, duke publikuar një shprehje të komedianit Groucho Marx:

‘’Ai mund të duket si idiot dhe mund të flasë si idiot, por kjo gjë nuk duhet t’ju gënjejë. Ai është vërtet idiot’’.

Më parë Dones ka publikuar edhe shkrimin që e titullonte ‘’Përçmimi i kryeministrit Rama për popullin e tij’’.

Të shumtë janë figurat publike të zhgënjyer nga kryeministri dhe politikat që ai po ndjek: Adi Krasta, Mustafa Nano, Dritan Hila etj. Shpesh ata kanë artikuluar këto zhgënjime, duke komentuar zhgënjimin e tyre me të ashtuquajturën ‘’Rilindje’’.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lirohen 720 të burgosur shqiptarë, ja cilët do amnistohen
Këshilltarja nxjerr zbuluar Bashkinë e Tiranës, ‘’Ende s’është mbledhur’’ »
Article Logic
Execution time: 0.026724100112915
array(1) { ["section"]=> string(69) "elvira-dones-e-quan-edi-ramen-idiot-ja-cfare-shkruan-me-saktesi-28124" }