Elvira Dones: Mendova se RTSH do i kthehej popullit. Nuk kam qenë e as do të jem besnike partiake

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:42 08-07-2015 Elvira Dones: Mendova se RTSH do i kthehej popullit. Nuk kam qenë e as do të jem besnike partiake Elvira Dones

Elvira Dones ka reaguar pas një artikulli të MAPO-s,po për këtë gazetë, ku shkruhej se Nuk dihet nga buron zemërimi i Dones-it kundër Ramës por duhet të kujtojmë që disa javë më parë ajo u përzgjodh nga vetë Rama për t’u bërë drejtoreshë e RTSH, por më pas emri i saj doli nga qarkullimi”. Dones thotë se nuk ka asnjë zemërim pasi kurrë nuk ka qenë e as do të jetë besnike e partisë. Ajo shpreh se “naivisht” kishte menduar se RTSH më në fund do i kthehej publikut ndaj dhe kandidoi për të qenë në krye.

 

"Nuk kam asnjë zemërim sepse “e frustruar”. Nuk kam qenë, e nuk do të jem pjesë e një “besnikërie” partiake. Për këtë qëndrim timin dikur tërhoqa zemërimin e njërës palë. Dhe e cila nuk kuptoi asfare se mendimi im ishte jo e drejtuar ndaj tyre "ad personam", por ishte në dobi të vendit tim, të cilit i kam qëndruar pranë. Ndoshta tani do tërheq zemërimin e palës tjetër...

Konstatoj sot se ajo që ende nuk mund të konceptohet, pranohet sot, në këtë vendin tonë, është pavarësia e mendimit, e çliruar nga prangat klanike të çdo palë sunduese.

Me një motivim të fundit e “naiv” se shërbimi radioteleviziv publik - më në fund - duhej t'i kthehej popullit të tij në mënyrë dinjitoze, u paraqita në rradhë si kandidatët e tjerë.

Por javë më parë shtypi më paraqiti si një të preferuar të kryeministrit sot në fuqi. Të cilit i kisha thënë, kohë më parë (në tashmë të largëtin vitin 2009), madje para se të bëhej kryeministër se çdo vend që aspiron progresin nuk mund ta bëjë këtë pa një shërbim radioteleviziv të pavarur, në shërbim të publikut shqiptar.

Besoj, edhe sot e kësaj dite, se ky popull ka nevojë e është i etur për dije të pavarur, për kulturë, për informacion që nuk u shkel syrin interesave partiakë, qeveritarë, klanikë Dhe e meriton ta ketë këtë.

Dhe nëse ka ende njerëz që mendojnë si isha “naive”, apo kisha ndonjë interes personal, më vjen keq, mendoni çfare t'jua ketë ënda... Të më ndjeni zotërinj, nëse më masni me metrin tuaj. Do të mbetem një individ i lirë. KJO është ajo që nuk ju hyn dot në mendësi.

Nuk kam asgjë vetjake me zotin Rama, ashtu si nuk kisha dikur me ish krye-ministrin Berisha. Por do të përdor penën time në të mirë të këtij vendit, ashtu siç kisha premtuar, anì se ndoshta askush nuk do të më lexojë më këtu. Atje jashtë, ashtu siç lexojnë kolegët e mi e mendjet e tjera të hapura e të pavarura shqiptare, do të më lexojnë.

E kam dashur dhe do ta dua këtë vënd, në atë masë që ky vend e lejon veten të duhet.

Ajo që unë kam patur për zemër deri më sot ishin vetëm interesat e një populli të vogël, të vuajtur, dhe pré e çdo çizmeje të huaj që ka kaluar këndejpari dhe të klasave politike në këtë çerekshekulli, të cilat kanë luajtur me fatet e tij. I uroj Radiotelevizionit shqiptar çdo të mbarësi. Dhe tani i kthehem punës sime”, përfundon Dones komentin e saj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0207839012146
array(1) { ["section"]=> string(101) "elvira-dones-mendova-se-rtsh-do-i-kthehej-popullit-nuk-kam-qene-e-as-do-te-jem-besnike-partiake-15602" }