Elvis Rroshi përgjigje kreut të PD: Lul, ti piqje qofte, kur unë protestoja kundër komunizmit

Publikuar tek: politike, më 12:30 27-03-2015 Elvis Rroshi përgjigje kreut të PD: Lul, ti piqje qofte, kur unë protestoja kundër komunizmit Kreu i Bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi

Elvis Rroshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës i zgjedhur nga PS, i cili do të kandidojë në një mandat të dytë në këto zgjedhje, i ka kthyer përgjigje kreut të opozitës Lulzim Basha për mitingun e zhvilluar dje në qytetin e Kavajës. 

“Dje Luli i vogël gjatë pseudoprotestës së bërë me njerëz të importuar nga Tirana, deklaroi se mes kavajsave dhe Elvis Rroshit nuk ka asnjë lidhje. Elvis Rroshi ka lindur, ka ndërtuar jetën dhe do vdesë në Kavajë edhe  është i lidhur me hallet e qytetit më shumë se kurrë. Lul, kur unë dilja në protestën e parë antikomuniste së bashku me bashkëqytetarët e mi në shesh, ti piqje qofte duke buzëqeshur me servilizëm të huajve në aeroport, ndaj lidhjen me Kavajën është më mirë të mos e diskutojmë. Bashkia Kavajë festoi dje 25 vjetorin e demostratës antikomuniste sepse ne e shohim të shkuarën si një mundësi për të reflektuar në zhvillimin e brezave në të ardhmen, ndërkohë që ti Lul je i kapur pas të shkuarës si një mundësi për të të dhënë pushtetin që ëndërron të kesh. Të sugjeroj të merresh dhe dy muaj me Bashkinë e Tiranës se e ke harruar derën e zyrës dhe mos na qaj hallin ne, se Kavajën po e ndërtojmë së bashku me qytetarët” thotë Elvis Rroshi.

Një ditë më parë mitingu i opozitës u zhvendos në Kavajë, ku kreu i PD Lulzim Basha u kërkoi qytetarëe të rrëzojnë këtë regjim kriminal dhe të heqin çdo bandit nga pushteti dhe qeverisja, duke nënkuptuar këtë edhe për kryetarin e Bashkisë së Kavajës. “Asgjë s’ka të përbashkët Rroshi me skutat e tij, as me kavajasit dhe as me qytetarët e ndershëm”, tha Basha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Organizata Mjaft: Vangjush Dako nuk mbajti dot premtimet që bëri 4-vjeçarin e kaluar
Pas debateve me Ballën e Ramën reagon Duma: Mbështetje nga qindra zonja për një standard tjetër »
Article Logic
Execution time: 0.012533903121948
array(1) { ["section"]=> string(95) "elvis-rroshi-pergjigje-kreut-te-pd-lul-ti-piqje-qofte-kur-une-protestoja-kunder-komunizmit-7101" }