Ema Andrea: Aktorët që ishin në takim me ministren përfaqësuan veten, ja pse jemi kundër Kumbaros

Publikuar tek: kulture-art, më 22:00 14-02-2018 Ema Andrea: Aktorët që ishin në takim me ministren përfaqësuan veten, ja pse jemi kundër Kumbaros

Aktorja Ema Andrea i është bashkuar nismës së aktorëvë të Teatrit Kombëtar për të kundërshtuar vendimin e ministres Kumbaro për zhvendosjen e tij. 

E ftuar në News 24, Ema Andrea ka treguar detaje në lidhje me debatin e sotëm, mes disa aktorëve dhe ministres Kumbaro, dhe grupit tjetër të aktorëve që pritën ministren në ambientin e Teatrit.

Aktorja është shprehur se personat që ishin sot te ministrat, nuk përfaqësonin asnjë grup interesi përveç vetes.

“Them se këto ishin takime personale, që çdo njeri ka të drejtë ti bëjë, por nuk ishin në favor të kauzës”- është shprehur aktorja.

Sakaq, ka sqaruar dhe qëndrimin ndaj vendimit të ministres duke thënë se janë të shqetësuar për projektligjin, pasi nuk është kuptuar nga artistët.

“Kërkojmë që të jemi pjesë e vendimarrjes për çdo gjë tonën. Po mbroj një institucion ku nuk kam qënë e emëruar kurrë. Nuk bëhet fjalë për tulla, as për rrogën. Bëhet fjalë që artistët të kenë dinjitet dhe të pyeten edhe ata nëse flitet për ta. Ndaj këto dyshime duhet të hiqen. Vendimmarrja qoftë edhe për ndërtesën, për statusin që ka kjo godinë”- u shpreh aktorja Ema Andrea. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për Teatrin, aktori Imami: T’i besojmë ministres dhe ambicies së kryeministrit, GAZETARJA IA KTHEN ME IRONI: E ndërrove shembullin që more nga takimi
»
Article Logic
Execution time: 0.025531053543091
array(1) { ["section"]=> string(102) "ema-andrea-aktoret-qe-ishin-ne-takim-me-ministren-perfaqesuan-veten-ja-pse-jemi-kunder-kumbaros-110277" }