Ema Andrea përgjigje “rrufe” Shkëlzen Berishës: Qetësohu se nuk të shava babin! Lutem mos guxosh...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:41 25-04-2016 Ema Andrea përgjigje “rrufe” Shkëlzen Berishës: Qetësohu se nuk të shava babin! Lutem mos guxosh...

Bëri bujë në rrjetet sociale e mediat online deklarata e aktores Ema Andrea që kritikoi ashpër ish kryeministrin Sali Berisha lidhur me thirrjen e tij për armatosje civile.

Andrea e quajti Berishën “fashist” dhe i tha se duhej të turpërohej nga ajo thirrje.

Fill pas kësaj, reagoi djali i ish kryeministrit Shkëlzen Berisha duke e cilësuar aktoren si “vajza anonime që ka marrë përsipër drejtimin e klubit të Rilindjes”.

Por vjen edhe përgjigjia e menjëhershme e aktores që i kërkon djalit të ish kryeministrit të qetësohet.

“Qetësohu lutem, përmbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh, vetëm se ta lejon statusi i birit, të më japësh përkatësi, që nuk i kam!! Jemi në demokraci ku secili shpreh mendimin e vet ,pa fyer e pa nxjerrë përfundime paraqende'!”, shkruan aktorja.

Statusi i plotë i Ema Andreas:

"Per ata qe duan te behen te famshem duke perdorur emrin tim!! Zotni,mos fyej fjalen e lire,dhe mos u perpiq te perdoresh emrin tim as per pislleqet politike e as per per delire!! Une kam thene dhe do ta them ate qe mendoj e jam perpjekur te mos fyej babain e askujt!! Nuk i perkas asnje lloj tifozerie e as partie(edhe pse eshte e njejta gje per juve )!Kam jetuar dhune ne kete vend aq sa te jem kunder cdo thirrjeje per dhune e arme,panvaresisht se kush i ben !! Nga parlamenti dhe politikberesit e cdo ngjyre pres kujdes dhe zgjidhje problemesh! Nuk eshte ceshtje familjare!! Ne se do ish e tille nuk do te flisja!! Une kam respekt per pjestare te familjes suaj,te cilet i njoh jashte politikes!! Qetesohu lutem,permbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh,vetem se ta lejon statusi i birit,te me japesh perkatesi,qe nuk i kam!! Jemi ne demokraci ku secili shpreh mendimin e vet ,pa fyer e pa nxjerre perfundime paraqende'!! Nuk jam as me ps e as me pd!! Jam me kunderdhunen !! Dhe nje info qe ta perdoresh tamam:kam jetuar ne Shqiperi qe prej 71, ne token dhe hallet shqiptare...ketu nga jetoj une realiteti eshte shume me ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!! Uroj paqje Zotni per ty e per familjen e cdo shqiptari!! Te fala nga shtepia!!"

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025536060333252
array(1) { ["section"]=> string(98) "ema-andrea-pergjigje-rrufe-shkelzen-berishes-qetesohu-se-nuk-te-shava-babin-lutem-mos-guxosh-38609" }