Email-e me kërcënime për bomba, evakuohen pesë gjykata në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 16:41 11-01-2019 Email-e me kërcënime për bomba, evakuohen pesë gjykata në Gjermani

Pesë gjykata në të gjithë Gjermaninë u evakuan sot, pas kërcënimeve për vendosje bombash, të dërguara me email.

Bëhet fjalë për gjykatat në Erfurt, Kiel, Magdeburg, Potsdam dhe Ëiesbaden.

Sipas policisë, emailet e ardhura në mënyrë anonime, bënin fjalë për sulme në të gjithë vendin.

Rreth 200 vetë u evakuuan nga gjykata në Potsdam.

Zonat përreth ndërtesës u bllokuan dhe u fut një qen antieksploziv.

Gjykata në Erfur u kontrollua dhe më pas 30 punonjësit e saj u lejuan të ktheheshin në vendin e punës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065200328826904
array(1) { ["section"]=> string(72) "email-e-me-kercenime-per-bomba-evakuohen-pese-gjykata-ne-gjermani-148387" }