Emaili i Brisida Shehajt: “Urgjent analizën, sidomos nga drejtoria e VIP”. 73 mijë të larguar nga tatimet

Publikuar tek: politike, më 10:55 13-11-2015 Emaili i Brisida Shehajt: “Urgjent analizën, sidomos nga drejtoria e VIP”. 73 mijë të larguar nga tatimet

Zbardhet email-i i Drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehajt: “Dua urgjent analizën sidomos drejtoria e VIP, janë 4800 largime dhe është alarmante. Kontaktoni çdo subjekt”…

Listat e të larguarve nga puna për periudhën shtator-tetor të këtij viti tregojnë një situatë vërtet alarmante të pushimeve nga puna të punonjësve. Sipas listave, të ndara sipas rretheve, që disponohen nga Monitor, janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015, shumë prej të cilëve i përkasin industrisë së këpucëve e veshjeve dhe të call center, dy sektorët që kanë qenë gjeneruesit kryesorë të punësimit në vend.

Sipas Monitor, këto të dhëna kanë shqetësuar dhe drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila në një email drejtuar stafit (që disponohet nga Monitor) u thotë atyre “Dua urgjent analizën sidomos drejtoria e VIP, janë 4800 largime dhe është alarmante. Kontaktoni çdo subjekt”.

Sipas listave, rekordin e mban Tirana me rreth 29 mijë largime. Edhe bizneset VIP kanë shkurtuar në dy muaj rreth 9500 punonjës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ç’po ndodh me qeverinë? Rama takohet me Metën 2 herë në pak ditë, te “Vila 31" edhe ministrat
Rama më i sigurtë se kurrë për Metën, zbardh çfarë u tha në mbledhje, jep një mesazh për tregtarët dhe flet për “fantazitë” »
Article Logic
Execution time: 0.036159992218018
array(1) { ["section"]=> string(106) "emaili-i-brisida-shehajt-urgjent-analizen-sidomos-nga-drejtoria-e-vip-73-mije-te-larguar-nga-tatimet-25321" }