Emergjencat Civile japin alarmin për temperaturat e larta: Masat për rrezikun që kanoset

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:35 29-06-2017 Emergjencat Civile japin alarmin për temperaturat e larta: Masat për rrezikun që kanoset

Temperaturat e larta që po vazhdojnë prej një periudhe të gjatë kohore kanë shtuar rrezikun e zjarreve në të gjithë territorin e vendit.

Sipas parashikimeve të Institutive Meteoroligjike, në ditët në vijim niveli i temperaturave do të rritet duke arritur mbi 40 gradë celcius.

Kjo situatë shton premisat për të patur zjarre masive, sidomos në zona pyjore dhe kullota, të cilat mund të vijnë jo vetëm si rezultat i pakujdesive njerëzore, por edhe nga vetëndezja e gjetheve të thata apo barërave në territor kodrinor.

Për shkak të kalimit në pronësi të bashkive të mbi 75% të sipërfaqeve pyjore dhe kullotave, drejtuesit lokalë kanë detyrim ligjor për marrjen e masave për parandalimin e zjarreve, duke u bërë thirrje komunitetit për rritjen e përgjegjësisë qytetare në mbrojtje të sipërfaqeve pyjore.

Sipas sinoptikanëve, rreziku për zjarre gjatë kësaj periudhe vazhdon të jetë i pranishëm në të gjithë vendin duke arritur një maksimum në datat 29 Qershor dhe 1 Korrik. Më të rrezikuara janë qarqet: Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068681240081787
array(1) { ["section"]=> string(93) "emergjencat-civile-japin-alarmin-per-temperaturat-e-larta-masat-per-rrezikun-qe-kanoset-84365" }