Emërimet nepotike te Tatimet, flet drejtoresha Shehaj: Sulm i PD ndaj familjes sime

Publikuar tek: politike, më 14:55 25-02-2015 Emërimet nepotike te Tatimet, flet drejtoresha Shehaj: Sulm i PD ndaj familjes sime

Pas deklaratës “bombë” të Tom Doshit se drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj është kthyer në “Griseldën” e Partisë Socialiste, në website të newsbomb.al kanë vërshuar komentet dhe të dhënat për familjarët e drejtoreshës së Tatimeve në administratën shqiptare.

Tom Doshi insinuoi filmin “Griselda Blanco”, bosja e koakinës që punonte me Pablo Escobar dhe që seriali po korr fansa dhe sukses. Por duket se deputetët e Kuvendit, kanë gjetur insinuatat edhe për drejtoreshën e Tatimeve, familjarët e të cilës, ndryshe nga gjithë socialistët e thjeshtë, kanë gjetur vende të rehatshme në “bazë të meritave” në administratën shtetërore.

Kështu, vëllai i drejtoreshës së Tatimeve Ervin Shehaj, është Drejtor i Energjisë së Rinovueshme në AKBN;

Xhiko Shehaj, mamaja e drejtoreshës së Tatimeve, mban postin e specialistes së Shërbimeve në Ministrinë e Energjetikës. (Pozicioni korrigjohet nga drejtoresha Shehaj).

Shpresa Bello – Eshtë kunata e drejtoreshës së Tatimeve, dhe mban postin e Drejtoreshës në Ministrinë e Shëndetësisë.

Besa Bello - Kunata e vëllait, drejtoreshë në OSHEE (ka qenë në CEZ përpara se të vinte PS në pushtet).

Valdet Bello – Kunati i vëllait, shef për Fierin dhe Vlorën në hetimin tatimor.

Anesti Tashko - Burri i Besa Bellos, përgjegjës në hetimin tatimor.

Ibrahim Shehaj – Eshtë babai i drejtoreshës së Tatimeve. Mban postin e specialistit të ruajtjes së objekteve në Bankën e Shqipërisë, madje, shumë i përfolur muajve të fundit se nuk u pyet nga organet e prokurorisë për vjedhjen e bankës. I përfolur më së shumti nga opozita. (Pozicioni korrigjohet nga drejtoresha Shehaj).

Zhaneta Canaj - Tezja, drejtore te Posta.

Albert Canaj - Bashkëshorti i burrit të tezes, doganier.

Shkëlqim Shehaj - Kushëri, te drejtoria e Përgjithshme e Doganave (deri para një muaji).

Pajtim Bello - Vjehrri i vëllait i emëruar në disa borde (drejtoresha thotë se ai ka kohë që merret me politikë dhe karrierën nuk e ka nga zonja Shehaj). 

Denis Shehaj – Djali i xhaxhait, dogana Vlorë.

Neritan Nallbati - Burri i tezes, Drejtor i Policisë së Elbasanit.

Informacionet që vijnë në newsbomb.al thonë se skema nepotike zgjerohet më tej, me kushërinj të vendosur në ministrinë e Damjan Gjiknurit, por edhe në OSHEE dhe që njerëzit duan t’i bëjnë publike. Ndërkohë që emërimet janë bërë vetëm nga një zonë socialiste e Tiranës. 


Reagimi i Drejtoreshes

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar pas lajmit në newsbomb.al. “Këtu bëhet fjalë për familjen time. Dhe babai im nuk është drejtor, është një specialist i thjeshtë edhe pse ai që në 1994 e ka krijuar departamentin e sigurisë publike dhe disa herë kanë dashur ta heqin nga puna. Po ashtu edhe nëna, që nuk është drejtore sikurse është raportuar. Vëllai im ka fituar gjyqe me gjykatën e lartë dhe është në pozicionin e tij. Sa për Pajtim Bellon, të gjithë e njohin karrierën e tij në PS dhe nuk ka lidhje me mua. Më duhet të them se gjithçka thuhet është për shkak të pakënaqësive dhe punës së mirë të tatimeve dhe sulm ndaj institucionit. Insinuata me Giseldën, është një insinuatë që e bën PD sepse kushdo e di më së miri se kjo nuk ka lidhje. Nuk ka nevojë për lista të tilla përsa kohë që personalisht nuk kam ndërhyrë për të marrë njerëz në punë” tha për newsbomb.al Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj.

Në fakt, vazhdojnë komentet për emërimet, ndërkohë që më së shumti që fillojnë të raportojnë për emërimet nepotike në administratë, janë deputetët e Partisë Socialiste. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Policia i refuzoi mbrojtjen Enver Bashës
Prefekti i Shkodrës Radovani i bërtet drejtorit të OSHEE dhe Policisë: Kujdes me njerëzit »
Article Logic
Execution time: 0.0042858123779297
array(1) { ["section"]=> string(86) "emerimet-nepotike-te-tatimet-flet-drejtoresha-shehaj-sulm-i-pd-ndaj-familjes-sime-4409" }