Emërimi i dy drejtorëve nga Mirela Kumbaro, reagon Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Konkurset e ministrisë një farsë, jo garë mes specialistësh

Publikuar tek: kulture-art, më 09:46 22-02-2018 Emërimi i dy drejtorëve nga Mirela Kumbaro, reagon Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Konkurset e ministrisë një farsë, jo garë mes specialistësh

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur me konkursin e zhvilluar nga ministria e Kulturës, për dy drejtorët e parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe në Butrint.

Gjatë këtyre ditëve, janë emëruar drejtoreshë e re në Parkun Kombëtar të Apollonisë, Ornela Durmishaj, si dhe Pandi Zhonga, kreu i parkut Arkeolgjik në Butrint.

Sipas forumit kjo ishte një garë farsë e ministrisë dhe jo një konkurs mes specialistësh duke ui lënë jashtë, siç ishte rasti i prof.Dr. Lida Miraj, kolegia dhe bashkeshortja e profesor Moikom Zeqos

“Ne konkurset per drejtor te parqeve arkeologjike te Butrintit dhe Apolonise konkuruan edhe njerez me tituj shkencore prof apo dr., por ministria parapelqeu nje mesues shkolle te ciklit te ulet dhe ish funksionar politik dhe jo specialiste me titull. Njera prej tyre, mesohet se ishte dhe prof.Dr. Lida Miraj, kolegia dhe bashkeshortja e profesor Moikom Zeqos, e cila u skualifikua pa asnje arsye. Nje tjeter prove se konkurset e ministrise se Kultures jane nje farse e turpshme dhe aspak nje gare normale specialistesh”, thuhet në reagimin e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.  

 

forumi.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta aktori i njohur i teatrit shqiptar
Pus NAFTE brenda ZONËS SË MBROJTUR, zyrtari i PD publikon ‘shifrat e çmendura’: Hajdutë të tillë s’më kishin zënë sytë »
Article Logic
Execution time: 0.0047988891601562
array(1) { ["section"]=> string(147) "emerimi-i-dy-drejtoreve-nga-mirela-kumbaro-reagon-forumi-i-trashegimise-kulturore-konkurset-e-ministrise-nje-farse-jo-gare-mes-specialistesh-111075" }