‘’Emiljano Shullazi rrahu me shpulla shefin e komisariatit Arsen Sinomati’’, sms te Berisha

Publikuar tek: politike, më 13:38 23-04-2016 ‘’Emiljano Shullazi rrahu me shpulla shefin e komisariatit Arsen Sinomati’’, sms te Berisha

‘’Emiljano Shullazi rrahu me shpulla shefin e komisariatit Arsen Sinomati’’, kjo është sms-ja që ka shkuar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan ai këtë të shtunë:

‘’Qytetaret dixhital denoncojne:

Rrahjen nga Shullazi te shefit te komisariatit te policise te zones se tij, Arsen Sinomati dhe oficereve e funksionareve te tjere te larte te policise! Krijimin, me mbrojtjen dhe miratimin e Saje qorrit, Edvin Shullazit dhe çunave te krimit ne Tirane, te "Shullazi City", madje mund te thuhet edhe shtet brenda shtetit bandit te Edvin Shullazit.

Per me hollesisht mund te lexoni tekstin e plote te informacioneve te qytetareve dixhital! sb

"Zoti Berisha përshëndetje. Po ju shkruaj përsëri, persa i përket rastit Shullazi do doja ta vendosnit pak në vëmendje se ky gangster para disa muajsh tek lagjia e tij, te Parku Autobusëve rrahu me shpulla shefin e komisariatit, Arsen Sinomati sepse një patrrullë policie kishte berë një kontroll rutinë në lagjen e tij. Shullazi ka rrahur shumë e shumë efektivë dhe funksionarë policie"

"Mbrema Z.Berisha, dua te ndaj me ju tmerrin e paimagjinuar ankthin dhe friken e paimagjinuar qe banoret e lagjes tek ish-Parku Autobusëve, saktesisht tek Bar Kafe ''Beku''. Vendi qe çdo nate nga ora 5 e deri ne oren 8 zbarkon siç te ishte mafia me e forte e botes, ushtaret e Shullazit me super makina duke shoqeruar te fortin e tyre qe ja kishin venë edhe pseudonimin ''Gjenerali''. Une kam pare dhe degjuar me veshet e mi se si policia zbrapsej per te ushtruar detyren e saj ne lirimin e rrugeve qe bllokonin ushtaret 20- vjeçar te gjithe me arsenal armesh neper makina te gjeneralit Shullazi. Nen fjalin e tipit ' o shefi ti si duash bej por ne po ruajmë gjeneralin qe eshte brenda ne kafe' policet qërroheshin nga syte kembet prej asaj zone. Nuk mund ta pershkruaj ate qe per rreth nje viti kam pare e degjuar aty ne ate lagje qe fatkeqësisht banoja. Ju persh."

"Pershendetje z Sali Berisha. Duke pare qe vetem ju hapni gojen per padrejtesite qe bejne Rilindja ndaj popullit, po denoncoj nje tjeter fytyre te krimit ne tirane. Atehere dje isha tek motra ime qe jeton ne rrugicen mbrapa komisariatit nr 2. Dhe ç'te shoh, ne lagjen e Shullazit zoteria kriminel, sepse jane bere zoteri tashme, kontrollon lagjen me kamera te vendosura kudo, ne total 12 . Mos valle dhe Sajme Qorri ja ka sugjeruar per sigurine e vet. Diten e mire dhe shpresoj ta beni publike. Kamerat jane kudo te vendosura ne shtylla e cepa pallatesh."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anika Dokle jep një përgjigje goditëse në vend të të atit Namikut. U tërhoq nga Kryesia e PS-së
Nxehet Basha dhe shkruan disa fjalë për Ramën këtë të shtunë »
Article Logic
Execution time: 0.015897035598755
array(1) { ["section"]=> string(92) "emiljano-shullazi-rrahu-me-shpulla-shefin-e-komisariatit-arsen-sinomati-sms-te-berisha-38468" }