Emisioni më i dashur i shqiptarëve “braktis” Top Channel për një tjetër televizion

Publikuar tek: kulture-art, më 06:35 20-07-2017 Emisioni më i dashur i shqiptarëve “braktis” Top Channel për një tjetër televizion

Kjo periudhë pushimi e programeve telelevizive është edhe një periudhë riformatimi nga drejtuesit e programacioneve kryesore për të rikthyer në sezonin e ri disa prej programeve më të pëlqyera e të testuara tashmë nga publiku.

I tillë ka rezultuar MasterChef, një patentë e Endemolit e transmetuar në ekranin e Top Channel për tri sezone.

Një emision i dedikuar tërësisht gatimit dhe të apasionuarve pas tij duket se do të rikthehet, por jo më në logon e Top Channel, shkruan revista class.

Regjisori Rezart Aga, i cili prej disa kohësh mban rolin e drejtorit të programacionit të RTSH-së, mund të rikthejë në këtë ekran një prej programeve më të ndjekur jo vetëm të amvisave, por edhe të apasionuarve pas kuzhinës. Burime pranë RTSH-së konfirmojnë se sezonin e ri MasterChef do të nisë në RTSH, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për patentën e famshme të Endemol.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga hapësira vijnë tinguj të çuditshëm, Nasa fillon deshifrimin
Ministri shkrimtar, ana e panjohur e Dritan Demirajt »
Article Logic
Execution time: 0.015455961227417
array(1) { ["section"]=> string(86) "emisioni-me-i-dashur-i-shqiptareve-braktis-top-channel-per-nje-tjeter-televizion-86723" }