Emocionohet Drini Zeqo teksa flet për personin e shtrenjtë që nuk jeton më

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:26 21-02-2017 Emocionohet Drini Zeqo teksa flet për personin e shtrenjtë që nuk jeton më

Me zërin që i dridhej nga emocionet, Drini Zeqo ka folur për herë të parë për të atin i cili u nda nga jeta dy vite më parë.  

I ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, në Tv Klan, Drini dukej se nuk e kishte të lehtë të fliste pët të atin i cili u nda nga jeta pa pritur.

Për ta prezantuar me publikun ka zgjedhur këtë foto të të atit, kur ai ishte ende i ri. Këtë e bëri jo pa qëllim. Për gjithë vitet që jetoi dhe gëzoi pranë të birit, ai ishte për Drinin shoku i tij më i mirë: “Zgjodha këtë foto, kur ai ishte ende i ri për të treguar se për mua ka qenë gjithmonë shoku më i mirë…. Por, para se vija këtu, ua tregova këtë foto edhe disa miqve të mi, të cilët më thanë se këtu janë të dukshme mes nesh edhe ngjashmëritë fizike…” – tregon Drini pa e fshehur emocionin kur flet për të atin.

Megjithatë, edhe pse u largua nga jeta para kohe dhe pa u ndarë (për shkak të sëmundjes) ashtu siç i biri do të donte, Drini tha se i ati, pa folur, i la atij një mesazh të madh, një mesazh jete: “Ai dha një mesazh pa folur, pa e përmendur me fjalë, por që unë e kuptova. Jeta është shumë e shkurtër dhe ne nuk duhet, në asnjë mënyrë, të humbim kohën me gjëra të vogla e të parëndësishme; hatërmbetje, mërzi, më tha, i thashë etj. Ne duhet ta shijojmë në maksimum jetën dhe të mendojmë vetëm për gjërat e mëdha dhe të bukura. Dhe gjëja e madhe dhe e bukur është jeta…”

Drini ka folur me shumë dashuri për fëmijët dhe marrëdhënien e prindit me to: “Ti ke sjellë në jetë një fëmijë. Ajo është dashuria jote më e madhe. Unë uroj që të bëhem prind në të ardhmen për të marrë mesazhin e tij dhe të jetës.…” – thotë Drini duke iu referuar mesazhit të të atit, edhe pse nuk e ka në plan që të bëhet prind tani shpejt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023419141769409
array(1) { ["section"]=> string(80) "emocionohet-drini-zeqo-teksa-flet-per-personin-e-shtrenjte-qe-nuk-jeton-me-69375" }