Emocionon Taulanti: Grantin do e ndal edhe nëse do më duhet t’i shkaktoj faul

Publikuar tek: sport, më 10:05 10-06-2016 Emocionon Taulanti: Grantin do e ndal edhe nëse do më duhet t’i shkaktoj faul

Përballja e Taulant dhe Granit Xhakës në Kampionatin Europian është kryefjalë e mediave të huaja kur analizojnë ndeshjen e 11 qershorit.

Taulanti ka rrëfyer për “Ilustre.ch” të gjitha përjetimet para ndeshjes me Zvicrën duke thënë se do e ndalojë të vëllanë edhe nëse do i duhet t’i shkaktojë faul.

 “Do ta ndal. Nëse do të më duhet, do t’i shkaktoj edhe faull, vetëm që të mos na shënojë.

Ai e di që ne jemi profesionistë dhe secili duhet të bëjë maksimumin për ekipin e tij. Graniti i merr gjërat me më shumë emocione sesa unë. Në familje? Mamaja bën tifo 100% për Zvicrën. Ka jetuar atje prej vitesh dhe i ka dhënë shumë ai vend. Babai është 50 me 50. Fakti që 150% e familjes bëjnë tifo për Zvicrën, më japin edhe më shumë kënaqësi nëse do të fitoj me Shqipërinë”, ka thënë Taulanti.

“Në vitin 2014, vëllezërit Boateng ishin përballë njëritjetrit dhe në atë kohë kur flisja me Granitin, thoshim: ‘Si do të jetë nëse përballemi?’ Kur shorti na përplasi në ‘Euro 2016’, rikujtuam këto muhabete”, rrëfen futbolllisti i kombëtares.

Shqipëria dhe Zvicra do të zbresin në fushë më 11 qershor në orën  21:00, në ndeshjen e parë të tyre në Grupin A.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përballja e Taulantit dhe Granitit, kryefjalë e mediave të huaja
Të gjithë shkojnë në Francë, por gjesti i nënkryetarit të Bashkisë i kalon parashikimet (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.018522024154663
array(1) { ["section"]=> string(82) "emocionon-taulanti-grantin-do-e-ndal-edhe-nese-do-me-duhet-t-i-shkaktoj-faul-43058" }