Emocionuese, një stadium i tërë thërret emrin e tij, Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit

Publikuar tek: sport, më 19:49 09-10-2017 Emocionuese, një stadium i tërë thërret emrin e tij, Lorik Cana i jep lamtumirën futbollit

Mbrëmja e sotme do të ishte e fundit për Lorik Canën në fushën e blertë duke shkelmuar topin e futbollit.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Itali, Cana ka përshëndetur të gjithë tifozët duke marrë mikrofonin. Por ish-kapiteni kuq e zi nuk ka mundur dot të flasë pasi ishte shumë i emocinuar.

Ai i ka përshëndetur tifozët duke mbajtur djalin e tij të vogël në krahë. Ky moment nuk ka mundur dot të shpëtojë pa lot për Canën, ish-kapiteni i kombëtares është përlotur dhe më pas bashkë me djalin e tij është larguar nga fusha.

Gjatë ceremonisë në stadiumin “Loro Boriçi” është shpalosur edhe një flamur i madh me mbishkrimin, “Lorik Cana 5 përgjithmonë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin formacionet, Kosova hidhet në sulm përballë Islandës
Zbulohet e ardhmja e Canës pas lamtumirës ndaj futbollit të luajtur »
Article Logic
Execution time: 0.01708984375
array(1) { ["section"]=> string(94) "emocionuese-nje-stadium-i-tere-therret-emrin-e-tij-lorik-cana-i-jep-lamtumiren-futbollit-95299" }