EMRAT/ 77 arkitektë, urbanisë e konstruktorë hedhin firmat: JO shembjes së Teatrit (Letër Metës, Ramës, Ruçit e Veliajt)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:37 04-07-2018 EMRAT/ 77 arkitektë, urbanisë e konstruktorë hedhin firmat: JO shembjes së Teatrit (Letër Metës, Ramës, Ruçit e Veliajt)

77 arkitektë, urbanistë, konstruktorë kanë firmosur kundër shembjes së Teatrit Kombetar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental! Ata i kanë dërguar një letër të hapur Presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

 

“Ne shprehim bindjen tonë të thellë se TK dhe TKE mund të restaurohen më së miri, madje duke u rikthyer në gjendjen fillestare të ndërtimit, me të njëjtat materiale dhe teknikë ndërtimi.

Ne kërkojmë që projekt-ligji që parashikon shembjen e TK dhe TKE të pezullohet dhe të hapet konkurs publik ndërkombëtar për ide mbi restaurimin dhe rikonstruktimin e pjesshëm të TK dhe TKE. Jemi të bindur se zgjidhja që do të dalë nga ky konkurs do të jetë më e leverdishme për financat e shtetit dhe, më e rëndësishmja, do të shpëtojnë një monument me rëndësi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike”, thuhet në letër.

LETËR E HAPUR

Tiranë, më 3 korrik 2018

Drejtuar: SHTZ Ilir Meta

President i Republikës

SHTZ Edi Rama

Kryeministër

SHTZ Gramoz Ruçi

Kryetar i Kuvendit

SHTZ Erion Veliaj

Kryetar i Bashkisë Tiranë

Ne, arkitektët, konstruktorët, restauratorët dhe urbanistët nënshkrues të kësaj letre, shprehim shqetësimin tonë të thellë për shpërfilljen e mendimit të specialistëve të fushës dhe mosrespektimin e procedurave në vendimmarrjen politike për shembjen e ndërtesave historike të Teatrit Kombëtar (TK) dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental (TKE) dhe zëvendësimin e tyre me një ndërtesë të re.

Qysh me shpalljen e këtij plani nga Qeveria, Unioni i Arkitekteve (AUA), Shoqata e Arkitektëve (SHASH), Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe shoqata ndërtuesish (emrat e te cilave do te radhiten me poshte, tek firmat) kanë bërë deklarata zyrtare kundër tij dhe në mbështetje të rikonstruktimit apo restaurimit, zgjidhje që duhet të dalë nga tryeza publike specialistësh. Gjatë tre muajve, specialistë të shumë kanë bërë deklarime publike në media, duke dhënë argumentat e tyre kundër shembjes, por ato kanë rënë në vesh të shurdhët. Në dëgjesat e kryera ne jemi lënë jashtë qëllimisht...

Theksojmë se deri më sot nuk kemi parë asnjë studim, asnjë dokument profesional që argumenton se ndërtesat kanë dëmtime strukturore. Nuk ka asnjë dokument që provon se mangësitë funksionale apo të mbrojtjes nga zjarri janë të pariparueshme. Nuk ka asnjë preventiv që e nxjerr koston e rikonstruktimit 10 milion euro. I vetmi dokument zyrtar, raporti i Institutit të Ndërtimit i marsit 2018, argumenton se ndërtesa ka shenja degradimi, si pasojë e mungesës së mirëmbatjes në vite. Ndërsa përsa i përket pretendimit si panelet me fibra druri dhe çimento (populiti) përbën rrezik të shtuar zjarri, ky pretendim është i pasaktë. Këto panele janë materiale me aftësi shumë të mira për izolimin akustik dhe termik dhe kanë rezistencë shumë të lartë ndaj zjarrit. Në këto kushte, vendimi për shembjen e TK, e sidomos të TKE për të cilin nuk ka asnjë rresht të shkruar, është krejtësisht i paligjshëm dhe absurd.

Ne mbështesim letrën e Docomomo International që e cileson këtë objekt trashëgimi moderniste të Shqiperise dhe Europës. Njëkohesisht, mendojmë se transparenca siguron një vendimmarrje më të mirë për vetë teatrin, por edhe për urbanistikën e Tiranës.

Ne shprehim bindjen tonë të thellë se TK dhe TKE mund të restaurohen më së miri, madje duke u rikthyer në gjendjen fillestare të ndërtimit, me të njëjtat materiale dhe teknikë ndërtimi.

Ne kërkojmë që projekt-ligji që parashikon shembjen e TK dhe TKE të pezullohet dhe të hapet konkurs publik ndërkombëtar për ide mbi restaurimin dhe rikonstruktimin e pjesshëm të TK dhe TKE. Jemi të bindur se zgjidhja që do të dalë nga ky konkurs do të jetë më e leverdishme për financat e shtetit dhe, më e rëndësishmja, do të shpëtojnë një monument me rëndësi të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.

Mbetemi në pritje të reagimit tuaj qytetar dhe atdhetar.

Vijon lista e nënshkruesve.

36623671_10155282978060738_4584218147791306752_n.jpg

36640280_10155282978275738_6242750130265522176_n.jpg36585481_10155282978650738_5890833059925721088_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Vajzat me kordele të kuqe”, mjekja aktore tregon hapat e parë: Si u bëra pjesë e Kinostudios (E PLOTË)
»
Article Logic
Execution time: 0.023920059204102
array(1) { ["section"]=> string(120) "emrat-77-arkitekte-urbanise-e-konstruktore-hedhin-firmat-jo-shembjes-se-teatrit-leter-metes-rames-rucit-e-veliajt-126679" }