Emrat e rinj të së majtës për Bashki: Petrit Sina në Berat e Zamira Rami Gjirokastër. Në Fier, Subashi

Publikuar tek: politike, më 09:44 03-04-2015 Emrat e rinj të së majtës për Bashki: Petrit Sina në Berat e Zamira Rami Gjirokastër. Në Fier, Subashi Zamira Rami (majtas) kandidate per Bashkine Gjirokaster dhe Petrit Sina (djathtas) kandidat i Bashkise se Beratit

Në strukturat e LSI, tashmë është vendosur se cilët do të jenë kandidatët për zgjedhjet vendore të paktën për dy qytete që janë për t’u propozuar nga kjo forcë politike për të kandiduar në zgjedhje. 

Prefektja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është kandidatja e maxhorancës për postin e kryetarit të Bashkisë. Duket se socialistët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, por gjatë vizitës në këto zona rreth 10 ditë më parë, Rama u ka kërkuar socialistëve mbështetjen për kandidaten e LSI.

Ndërsa për qytetin e Beratit, shpesh u fol për deputetin Gledion Rahovica. Strukturat e LSI në qendër nuk kanë vendosur deputetin. Ish kryetari i Këshillit të Qarkut, Petrit Sina, konfirmohet zyrtarisht se do të jetë kandidati i maxhorancës për zgjedhjet vendore. Duket se lista e kandidatëve të së majtës, sa vjen dhe plotësohet me emrat e rinj.

Nga socialistët, është i konfirmuar tashmë emri i Armando Subashit si kandidat i maxhorancës për zgjedhje, në qytetin e Fierit. Ndërkohë që vazhdojnë dilemat e PS për Sarandën, Vlorën e Tiranën, ku socialistët thonë se po bëjnë sondazhet.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Media belge: Frroku i dënuar me 3 vite burg në Holandë për trafik droge
PD nis negociatat me aleatët »
Article Logic
Execution time: 0.01527214050293
array(1) { ["section"]=> string(104) "emrat-e-rinj-te-se-majtes-per-bashki-petrit-sina-ne-berat-e-zamira-rami-gjirokaster-ne-fier-subashi-7697" }