Emrat / Kryeprokurori Llalla i propozon Nishanit dekretimin e 9 prokurorëve të rinj

Publikuar tek: politike, më 16:10 01-11-2015 Emrat / Kryeprokurori Llalla i propozon Nishanit dekretimin e 9 prokurorëve të rinj

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka propozuar te Presidenti Bujar Nishani dekretimin e nëntë prokurorëve të rinj.

Propozimi i nëntë emrave të oficerëve të Policisë Gjyqësore, kandidatë për prokurorë, është bërë pas procedurës së testimit me shkrim dhe me gojë të zhvilluar javën e fundit. Mësohet propozimi vjen pas shpalljes së nëntë vendeve vakante për prokurorë në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë.

Procedura e konkurrimit me shkrim është zhvilluar të enjten më 29 tetor në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Burimet nga prokuroria bënë me dije se kësaj radhe në konkursin për nëntë vendet vakante ka pasur disa ndryshime në procedurë krahasuar me konkurrimet e mëparshme. Pavarësisht numrit të madh të vendeve vakante, mësohet se kësaj radhe ishte rritur pragu i pikëve, me të cilat kandidatët do ta kalonin testimin me shkrim.

Një ndryshim tjetër ka qenë se nga 20 modele tezash në konkursin e më parshëm, së fundi janë përdorur vetëm pesë teza duke ngushtuar kështu modelin e pyetësorëve. Nga ana tjetër, mësohet se në përfundim të testimit ku kanë marrë pjesë gjithsej 49 kandidatë për 9 vende të lira, janë konsideruar kalues dhjetë prej konkurrentëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Tahiri në telefon trafikantit të kapur: Nuk e keni nga unë, por nga Prokuroria e SHISH”, biseda që pretendon Berisha
Gjermeni: Kam bar kafene në ministri, por nuk kanë kasë fiskale se s’kanë shërbim. E kanë me kontratë që duhet kasë!!!! »
Article Logic
Execution time: 0.016996145248413
array(1) { ["section"]=> string(87) "emrat-kryeprokurori-llalla-i-propozon-nishanit-dekretimin-e-9-prokuroreve-re-rinj-24426" }