Emri i ri i Maqedonisë, reagon Berisha: Një marrëveshje për t’u përshëndetur

Publikuar tek: aktualitet, më 15:51 13-06-2018 Emri i ri i Maqedonisë, reagon Berisha: Një marrëveshje për t’u përshëndetur Sali Berisha

Pas arritjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e ri, ka reaguar edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

“Një marrëveshje për t’u përshëndetur”, shkruan Berisha.

Sipas tij kjo është një marrëveshje e rëndësishme midis fqinjëve tanë, me të cilat zgjidhën kundërshtitë e ashpra që kanë prej 27 vitesh për emrin e Msqedonisë dhe problemet lidhur me të.

“Duke përshëndetur këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për palët dhe rajonin tonë shpreh vlerësimin tim edhe për rolin e pazëvendësueshëm konstruktiv pro perëndimor të forcave politike shqiptare në këtë marrëveshje”, shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Kujtojmë që Athina dhe Shkupi ranë dakort që ish-republika Jugosllave të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Emri zyrtar i Maqedonisë deri më sot ka qenë Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM).

Emri i ri në anglisht dhe maqedonisht është Republic of North Macedonia, dhe Severna Makedonia.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teza e matematikës doli para provimit të maturantëve, reagon Lindita Nikolla (DEKLARATA)
Lëvizje në Policinë Kufitare, zbardhen emrat e SHEFAVE të rinj »
Article Logic
Execution time: 0.020275115966797
array(1) { ["section"]=> string(81) "emri-i-ri-i-maqedonise-reagon-berisha-nje-marreveshje-per-t-u-pershendetur-124249" }