Emri i trajnerit të ri të Italisë vendoset më 21 maj, FIGC në dyshime

Publikuar tek: sport, më 15:27 10-05-2016 Emri i trajnerit të ri të Italisë vendoset më 21 maj, FIGC në dyshime

Emri i trajnerit të ri të Italisë do të bëhet i ditur më 21 maj dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të zgjedh mes trajnerit të Sampdorias Vincenzo Montella, atij të Shqipërisë Gianni De Biasi dhe Giampiero Ventura-s që drejton Torinon.

Mediet italiane shkruajnë se presidenti i FIGC, Carlo Taveçhio ka të preferuar Ventura-n, megjithatë dyshimet për 68 vjeçarin lidhen me faktin se ai nuk ka drejtuar kurrë një ekip të madh e për rrjedhojë edhe sukseset i ka të limitura.

Edhe te De Biasi ekziston i njejti dyshim. Asnjë prej skuadrave që ai ka drejtuar nuk konsiderohet “e madhe”, megjithatë suksesi me Shqipërinë në Euro2016 e favorizon atë.

Sa i përket Montella-s, mungesa e eksperiencës së 41 vjeçarit e rendit atë në vend të tretë.

Megjithatë, ky proces që po ndiqet me interes jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri, do të përfundojë më 21 maj, pasi të luhet Kupa e Italisë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Granit Xhaka mund t’i bashkohet Kosovës
Dhuna ndaj gazetarit, KF Kastrioti: Po kërkohet të prishet imazhi, Alban Vogli nuk është president i klubit »
Article Logic
Execution time: 0.021682024002075
array(1) { ["section"]=> string(74) "emri-i-trajnerit-te-ri-te-italise-vendoset-me-21-maj-figc-ne-dyshime-40042" }