Emri i vëllait të Edi Ramës, Olsit, përfshihet në tenderin e Spitallës, takoi fituesit “fantazëm”

Publikuar tek: politike, më 21:54 30-10-2015 Emri i vëllait të Edi Ramës, Olsit, përfshihet në tenderin e Spitallës, takoi fituesit “fantazëm”

Emri i Olsi Ramës lidhet me tenderin e Spitallës që ka një vlerë prej 1.5 miliardë dollarë.

Kompanitë pjesëmarrëse të cilat kanë paraqitur ofertat në tenderin për zonën e lirë ekonomike të Spitallës, rezultojnë me probleme të shumta, madje njëra prej tyre rezulton të jetë kompani fantazmë, ndërsa konsorciumi kinez kanë kapital të papërfillshëm dhe firmat përbërese në të merren me azile pleqsh.

Gazetarit Artur Çani ka zbuluar në News 24 identitetin e dy kompanive pjesëmarrëse në garë. E para është firma italiane “Rendur 4 shpk”, e cila nuk ekziston fare në Itali, nuk ka paguar asnjë garanci ligjore, çka e skualifikon atë automatkisht nga gara. Ndërsa pjesëmarrësja e dytë në garë, është një konsorcium kinez, bashkim i dy kompanive, i Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”. Të dhëna mbi këto kompani tregojnë mund të zbulohen qartësisht në faqen e qeverisë kineze….

Kompanisë Zhejiang, duket një kompani shumë e vogël, me një kapital 2,7 milionë euro, dhe në historikun e aktiviteit të saj ka blerë aksione të një prodhuesi të vogël farmaceutik. Kjo kompani ndodhet në një zonë rurale të Kinës, në jug të vendit, ku nuk ka fare zonë të lirë ekonomike.

Kurse firma tjetër Bejing Dongrun në aktivitetin e saj ka mirëmbajten e azilit të pleqve. Zbulohet gjithashtu se kapitali i firmave nuk është as sa një e dhjeta e garancisë që duhet të paguajnë për tenderin, pa le vlerën e investimit 1, 5 miliardë euro. Garancia që duhet të paguajë kompania kineze është 150 milionë euro.

Të dhënat që kanë kompanitë pjesëmarrëse në tender, me një kapital të papërfillshëm në krahasim me vlerën e invetsimit, ku rreth 500 hektarë në Spitallë do të jepen për shfytëzim për 99 vjet lë hije dyshime. Realisht plan-biznesi real i komnpanive kineze nuk është zhvillimi i një Zone Industriale në Spitallë, pasi ajo zonë nuk ka një port të mirëfilltë dhe lidhje hekurudhore efektive me rajonin dhe Europën.

Por, gazetari Çani ka deklaruar se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, ka zhvilluar një takim më 29 korrik të vitit 2014, me drejtuesit e njërës prej kompanive, çka të bën të dyshosh për lidhje politike për tenderin e Spitallës, që ka një vlerë 1.5miliardë dollarë. 

bnh.png

*Website i kompanisë fantazëm

olsi_rama_kine_12273.jpg

*Takimi i Olsi Ramës në Kinë me përfaqësuesit e kompanisë

olsi_rama_kine1_12272.jpg

*Takimi i Olsi Ramës në Kinë me përfaqësuesit e kompanisë

spitalla_tenderi_12229_12274.jpg

*Tiranë/ Hapja e ofertave, i pranishëm përfaqësuesi i kompanisë kineze që priti Olsi Ramën

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet debati në mbledhjen e Grupit të PD-së, deputetët i ankohen Bashës
Vazhdon përplasja e SHBA-së me politikën shqiptare për “luksin”, Rama replikon me Ambasadorin Lu »
Article Logic
Execution time: 0.012266874313354
array(1) { ["section"]=> string(98) "emri-i-vellait-te-edi-rames-olsit-perfshihet-ne-tenderin-e-spitalles-takoi-fituesit-fantazem-24343" }