Emri që grekët duhet të kujtojnë

Publikuar tek: analiza-komente, më 13:27 12-07-2015 Emri që grekët duhet të kujtojnë

Nga Andis Harasani

 

Sporti europian më popullor këto javë është të japësh mendime për krizën greke dhe të ofrosh zgjidhje. Ngaqë nuk kam mbaruar për anglisht nuk besoj se mundem të ofroj zgjidhje për këtë krizë, por mundem te jap mendimin tim se ç’po ndodh. Me ardhjen në fuqi të Syrizës në Greqi, çështja e borxhit grek doli nga korniza e zgjidhjes financiare, dhe u kthye në atë se kush e luan më mirë “game theory”. Duke respektuar zgjedhjen e popullit grek, kam luksin që sot, pas pesë muajsh të shoh se kisha të  drejtë kur mendoja që Syriza nuk është zgjidhja. Në Greqi, ndodhi ajo që ka që nga koha e Aleksandrit të madh që ndodh në Ballkan. Kushdo që vjen në pushtet, “zbulon“ se situata është më e rendë sesa e mendonin kur bënin premtimet elektorale. “Austirity“ është një ilaç që nuk funksionon, dhe më mirë se Gjermania (ajo e pasluftës së dytë botërore) nuk e ka provuar askush. Është njëkohësisht e lehtë të thjeshtëzosh krizën greke në ushtrim buxhetor, siç  është po e thjeshtë që të kërkosh arsyet se pse u morrën këto kredi, a kishte Greqia mundësi ti shlyente, çfarë garancish u dhanë, etj, etj. Por sot pas pesë vitesh diskutimesh e analizash të tilla, ndodhemi në të njëjtën situatë.

Mënyra se si qeveria Syriza u soll përgjatë fushatës elektorale u pa me shumë shqeteësim në të gjitha kancelaritë Europiane, shqetësim I cili u kthye në sfidues përgjatë negociatave. Në fund të fundit duhet të pranojmë se nuk mund të kesh shumë besim tek njerëz që kanë për idhull Che Guevaren. Dhe ata që e kane, qoftë dhe në Shqipëri, jo vetëm që u sugjeroj të vizitojnë Kubën që ta kuptojnë ose një google search, qe ne e perdorim shpesh per te bere premtime elektorale do u mjaftonte. Sot pritet mbledhja e rradhës e krerëve të Eu, një mbledhje e filluar qe dje dhe qe shtyhet sepse liderat e Eu ne menyre te pakuptimtë ngurojnë të pranojnë propozimet e fundit grek, kur shumë mirë e dinë që ky propozim nuk është gjë tjeter veçse propozimi qe ata I kërkuan Greqisë para referendumit.

Dhe shkaku I ngurimit eshte thjesht inati per referendumin pa sens në Greqi. Nje economist I njohur e përkufizoi referendumin ne NYT me fjaline: eshte njesoj sikur te shkosh në bankë dhe ti thuash punonjësit të kreditit se do ja shtysh nja dy muaj kredinë sepse kështu votuam në shtepi me gruan dhe fëmijët. Ajo që mendoj se do te ndodhe eshte qe EU do te pranoje propozimin grek, por ndërkohë do të shtojë dhe disa kufizime të tjera, të cilat me shume do te shërbejnë për të treguar se kush drejton sesa do të ndihmonin ekonominë greke. Dhe do krijohet një fond ekstra me asetet me vlerë greke (propozimi është të krijohet në Luksemburg) prej 50 miliardesh Por njëkohësisht, të dyja palët, si grekët ashtu dhe EU po fillojnë të marrin masat për  fillimin e një monedhe paralele në Greqi. Dhe sigurisht që nuk do ishte fundi I botës rifutja e kësaj monedhe, sido qe ajo te quhet.

Por që të funksionojë duhet që ECB të mos ndërmarrë më masa pa sens dhe vetëshkaterruese si ajo e para pak ditëve për ndërprerjen e likuiditetit të bankave greke, dhe Gjermania (kryesisht Merkel dhe Schaube) ne rradhe te parë të rishohin historinë dhe të rikujtojnë se janë vendi qe u bë lider sepse ju falën borxhet, nuk ju kërkua të paguajë dëmshpërblime. Ka një emër që duhet ta kujtojnë. Marshall quhet. Ndersa Greket duhet të kuptojne në rradhe të parë që negociatat për borxhin nuk mund të realizohen nëpërmjet poezive alla Varufakis dhe që justifikimet alla che guveara kanë vetëm një rezultat. Atë që populli kubanez po jeton dhe sot…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022175073623657
array(1) { ["section"]=> string(38) "emri-qe-greket-duhet-te-kujtojne-15984" }