Enada Vaso rrëfen historinë që s’e ndau me askënd: Pse refuzova Vera Grabockën (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:29 13-07-2016

Për herë të parë balerina Enada Vaso rrëfen se pse refuzoi regjisoren Vera Grabocka duke zbuluar se çfarë ndodhi mes babait të saj dhe regjisores. Të gjitha këto balerina i ka rrëfyer për In tv si më poshtë.

Ishte koha kur Enada studionte ne Akademinë e Arteve, ndër të paktat studente që patën fati të largoheshin më pas në Itali për të vazhduar studimet. Bëhet fjalë për vitet 90’, atëherë kur regjisroja Vera Grabocka realizonte spektaklet e para të baletit. Edhe pse ka qënë e dhënë gjithmonë pas baletit klasik, Enada tregon për Arjolën:

“Admiroja koleget e shoqet që merrnin pjesë tek spektaklet e baletit që organizonte Vera Grabocka në ato vite. Doja të merrja pjesë jo thjesht për të qënë prezente, por doja të isha edhe pretendente për titullin e madh! Tim at e njeh prej vitesh Verën dhe bashkëshortin e saj, artistin Timo Flloko dhe në atë kohë i kërkoj që të flas me Verën për të më futur edhe mua në konkurs. E pash që nuk u ndje mirë që ja kërkova, pasi gjithmonë thoshte se do t’ja dilja me forcat e mija, megjithatë iku ta takojë”, tregon Enda në “Life Stories nga Arjola Shehu”.

“U kthye i qetë në shtëpi dhe më tha se përgjigjia e regjisores së njohur kishte qënë indiferente. Aty vendosa që nuk do të merrja pjesë në këtë shoë, sepse më erdhi keq që im at pati atë përgjigje, por këtë nuk ja kam thënë kurrë babit tim, nuk i thash se për çfarë arsye hoqa dorë. Më erdhi keq që e vura në pozitë që të lutej për mua” tregon Hoxha e cila shton se ai është shumë krenar për të sot! Për më shumë, ndiqni videon!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20402884483337
array(1) { ["section"]=> string(89) "enada-vaso-rrefen-historine-qe-s-e-ndau-me-askend-pse-refuzova-vera-grabocken-video-46442" }