Enca publikon këngën e re, gazetarja: Është ‘soft porn’

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:42 08-04-2016

‘Soft porn’ e ka konsideruar gazetarja Aulona Musta videoklipin e ri të publikuar nga këngëtarja Enca Haxhia. “Dreq” titullohet kënga e re e Encës, ndërkohë edhe në këtë videoklip këngëtarja është përpjekur të vijë sa më provokuese, me qëllim të shkaktojë zhurmë në media.

Musta shkruan se adoleshentët do kënaqen me klipin e kësaj këngë dhe ai do klikohet, por ajo pret nga Enca më shumë se kjo që tregon me “Dreq”.

Postimi i Aulona Mustës:

Niceeee...soft porn! 14-15 vjeçaret do kënaqen me klipin e kësaj kënge!

Gjithsesi klipi do klikohet, do fitojë dhe miliona klikime dhe ky do quhet sukses!

Mbase është faji im që pres shumë më shumë nga Enca, e cila mund të jetë këngëtare dhe artiste shumë më shumë nga sa shfaqet në këtë klip dhe këngë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034201145172119
array(1) { ["section"]=> string(57) "enca-publikon-kengen-e-re-gazetarja-eshte-soft-porn-37188" }