Ende pa bërë daljen e parë publike, partia e Ben Blushit akuzohet për kopjim

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:47 31-10-2016 Ende pa bërë daljen e parë publike, partia e Ben Blushit akuzohet për kopjim

Partia Lista e Barabartë (LIBRA) nuk është zyrtarizuar ende, por bërja publike e emrit dhe logos ka shkaktuar reagimet e para në rrjetet sociale.

Logo e LIBRËS është një katror i verdhë që shumë komentuesve u sjell në mendje revistën e njohur National Geographic. Disa prej tyre e konsiderojnë logon e partisë së Blushit pikërisht si një kopje të National Geographic.

Megjithatë, themeluesit e kësaj partie pritet të bëjnë nesër të ditur, kur edhe do zyrtarizohet partia, domethënien e logos dhe përse ky emër: Lista e Barabartë.

Sa i përket revistës amerikane, ajo ka zgjedhur logon me ngjyrë të verdhë pasi që prej vitit 1888 çdo publikim i saj është i rrethuar nga një shirit i verdhë, duke u kthyer në simbolin e National Geographic.

14581402_413168672140114_1549635578857385759_n.jpg

*LIBRA

Logo_National_Geographic_Channel.png

*National Geographic

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1669909954071
array(1) { ["section"]=> string(81) "ende-pa-bere-daljen-e-pare-publike-partia-e-ben-blushit-akuzohet-per-kopjim-57988" }