Endri Fuga rikthen në vëmendje pas 7 muajsh qëndrimin e tij për dronin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:52 27-05-2015 Endri Fuga rikthen në vëmendje pas 7 muajsh qëndrimin e tij për dronin

Drejtori i Komunikimit të kryeministrit Rama, Endri Fuga, ka rikthyer në krye të postimeve një "tweet" që e ka bërë rreth 7 muaj më parë dhe që ka lidhje me incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Për shkak se incidenti i dronit në ndeshje u rikthye sërish në vëmendjen e publikut ditën e sotme ku gjatë konferencës për media kryeministri Rama dhe homologu i tij serb Vuçiç, theksuan edhe një herë qëndrimet e tyre të ndryshme por të pandryshuara.

E duket se për këtë arsye, edhe Endri Fuga e ka rikthyer në vëmendje qëndrimin e tij të datës 16 tetor të vitit të kaluar lidhur me incidentin e ndeshjes, çka do të thotë se qëndrimi i tij është po i njëjtë. Ja çfarë shkruante Fuga 7 muaj më parë:

“Në stadium nuk kishte tifozë shqiptar. Nuk ka provë që lidh dronin me Shqiptarët. Dhuna nisi para ndeshjes. Serbët përgjegjës për sigurinë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.078768014907837
array(1) { ["section"]=> string(76) "endri-fuga-rikthen-ne-vemendje-pas-7-muajsh-qendrimin-e-tij-per-dronin-12113" }