Endri Prifti i sinqertë, bën urimin e tij: Gjithë k….. të kenë shëndet se pa to s’ka kuptim dynjaja

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:41 01-01-2016 Endri Prifti i sinqertë, bën urimin e tij: Gjithë k….. të kenë shëndet se pa to s’ka kuptim dynjaja

Këngëtari Endri Prifti ka qenë në SHBA, New York ku kaloi disa ditë pushimesh, ku ka bërë edhe këtë foto, me të cilën shoqëron fjalët e tij.

Por si gjithnjë i sinqertë, ai bën një urim të hapur për të gjithë dhe ja cfarë shkruan:

‘’Laydies and gentle man, do ju bëj një urim të sinqertë në fjalë por fotoja është para 1 jave, zbritja ime në NY për të shkuar për pushimet e mia te paharrueshme Florida. Besoj se për të gjithë tani është mëngjes.

1 . Uroj nga zemra gjithë k..... të kenë shëndet e të mira se pa to s’ka kuptim dynjaja... besoj që ju të gjithë më njihni dhe unë gjithmonë shpreh të vërtetën. E di që ka shumë që s’më duan, por pyll pa derra s’ka..

2 . Uroj të gjithë politikanët hajdutë, të ndershëm dhe të sinqertë, të cilët kjo e fundit shumë pak, nuk ka lidhje PS , PD , LSI , presje të kenë shëndet dhe të shohin këtë popull t’ju krijojnë sa më shumë mundësira të munden për të jetuar sado pak të lumtur në familjet e tyre.

3. Uroj të gjitha mediat gënjeshtare dhe të drejta, të kenë synimin që ky popull të marre forcë nga to për një të ardhme sa më të mirë

4. Uroj të gjitha faqet e FB, ato me vipe që gënjejnë këtë popull dhe vazhdojnë të gënjejnë duke fryrë me foto apo çdo gjë tjetër gënjeshtër artin që tashmë ka ardhur koha që dhe populli ynë të ndjejë vërtet artistin e vërtetë.

5 Dua t’i bëj thirrje çdo institucioni që duhet të ndalojë koha e rryshfetit dhe të ngremë nivelin e vërtetë të jetës me drejtësi dhe me djersë, për të mirën e çdo qytetari të ndershëm.

6. Dua t’ju uroj të gjitha nënave dhe baballarëve tanë , jetë të mbushur me shëndet dhe lumturi .

7. Ju uroj nga thellësia e zemrës të gjithë fëmijëve tanë, engjëjve të çdo kushi nga ne, janë ata që po rrisim dhe do rrisim deri në vdekje . Pa kllapa .

8. Të gjithë të dashuruarve Zoti t’i bekojë dhe mos e humbasin atë dashuri sepse dashuria troket shumë rrallë në jetë. Dua t’i uroj çdo njeriu që Zoti ta shpjerë në rrugë të drejtë dhe shumë familjare.

Kam shumë urime gjithmonë vetëm për t’ju thënë se vërtet drejtësia, dashuria për njëri- tjetrin , respekti për të uruar që çdokush të eci sa më lart dhe mos e kemi zili , duhet respektuar që ai apo ajo po ja del në jetë me mund dhe sakrifica.

Hahaha gjithmonë i vërtetë siç jam, këtë sms e kam nisur para 2 orësh dhe më ka marrë gjumi me tel në dorë. Ju përqafoj dhe ju dua të gjithëve duke ju uruar këtë 1 Janar 2016 të na dhurojë zoti shëndet e dashuri për njëri- tjetrin.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027272939682007
array(1) { ["section"]=> string(100) "endri-prifti-i-sinqerte-ben-urimin-e-tij-gjithe-k-te-kene-shendet-se-pa-to-s-ka-kuptim-dynjaja-28956" }