Endri Xhafo provizor te Top Channel: Ja analisti ‘anti-Rama’ që përflitet për postin e drejtorit të informacionit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:11 14-11-2017 Endri Xhafo provizor te Top Channel: Ja analisti ‘anti-Rama’ që përflitet për postin e drejtorit të informacionit

Newsbomb.al publikoi sot lajmin ekskluziv të shkarkimit të gazetarit Sokol Balla nga posti i drejtorit të informacionit, e që tashmë do të plotësohet nga Endri Xhafo.

Por burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se edhe ish gazetari i ABC News, Xhafo është provizor.

Ai që përflitet se do ta mbajë këtë post të rëndësishëm është një prej analistëve më kritikë të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, Armand Shkullaku.

Ish drejtori i ABC News, Shkullaku duket të jetë përforcimi i duhur për televizionin Top Channel, tashmë që ndodhet në një luftë të hapur me kryeministrin Edi Rama.

Arsyet e përplasjes së Ramës me Top Channel janë ende të paqarta, ndërsa thashethemet kanë nisur të qarkullojnë prej kohësh se nuk “janë plotësuar qejfet” e pronarëve të gjigantit mediatik shqiptar.

Armand-Shkullaku.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029220581054688
array(1) { ["section"]=> string(116) "endri-xhafo-provizor-te-top-channel-ja-analisti-anti-rama-qe-perflitet-per-postin-e-drejtorit-te-informacionit-99561" }