Eneda Tarifa ngec në trafik dhe lëshon një mesazh “bombë” për të gjithë shqiptarët e lodhur nga gjithçka

Publikuar tek: kulture-art, më 07:46 27-12-2016
Eneda Tarifa nga trafiku i Tiranës by newsbomb-al

Nga trafiku i Tiranës, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa dërgon një mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët përmes portalit tonë në këtë prag ndërrimi vitesh.

“Përshëndetje neësbomb. Përshëndetje nga trafiku i Tiranës. Unë kam shumë kënaqësi t’i uroj portalit newsbomb.al sa më shumë bomba mediatike për 2017-ën dhe sa më pak bomba reale, njerëzore për popullin shqiptar sepse realisht jemi pak popull i lodhur nga qeverisjet, nga varfëria e nga të gjitha problemet që një shtet në tranzicion ka”, thotë këngëtarja në mesazhin e saj.

 “Do doja që 2017-a të sillte sa më shumë begati, sa më shumë para, sa më shumë shëndet për shqiptarët, sa më shumë punësim dhe mbi të gjitha...duhet ta fillojmë nga vetja. Më shumë frymë grupi për ta çuar njëri-tjetrin më përpara e në këtë formë edhe Shqipërinë më përpara. Ju dua shumë. Gëzuar newsbomb!” përmbyll në fund me tone entuziazmi Tarifa video-mesazhin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Robert Ndrenika gjatë provave finale, mjeshtri ju pret në teatër
Përfiton pension të posaçëm nga Qeveria, reagon aktori Zef Deda duke iu drejtuar Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.02003812789917
array(1) { ["section"]=> string(108) "eneda-tarifa-ngec-ne-trafik-dhe-leshon-nje-mesazh-bombe-per-te-gjithe-shqiptaret-e-lodhur-nga-gjithcka-63871" }