Eneda Tarifa prezanton Dhuratën e anglishtes

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:17 20-04-2016 Eneda Tarifa prezanton Dhuratën e anglishtes

Së fundmi mediat rozë u pushtuan me lajmin se Eneda Tarifa nuk di të flasë anglisht dhe për këtë arsye, gjatë një interviste të dhënë për mediat e huaja , këngëtarja kërkoi ndihmën e Dhuratës.

Ndërkohë që Dhurata është shndërruar në qendër të vëmendjes, Eneda ka vendosur të japë intervistën e saj të parë shqip për “Live From Tirana”, duke mos ia patur aspak nevojën Dhuratës.

E kontaktuar nga “Live From Tirana”, Eneda ka vendosur të zbulojë për Top Albania Radio-n se kush është Dhurata. Bëhet fjalë për një nga shoqërueset e Enedës, e cila është pjesë e delegacionit të RTSH-së që është dërguar në promovimin e këngës “Përrallë”.

Por Tarifa ka bërë zgjedhjen e duhur pasi Dhurata është diplomuar në anglisht dhe më parë ka punuar si mësuese, kështu që kush më mirë se Dhurata do e ndihmonte këngëtaren në atë moment të “vështirë”?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027013063430786
array(1) { ["section"]=> string(50) "eneda-tarifa-prezanton-dhuraten-e-anglishtes-38175" }