Eni Çobani kujton të atin e ndjerë: Kur iku nga jeta më tha...

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:46 11-06-2019 Eni Çobani kujton të atin e ndjerë: Kur iku nga jeta më tha...

Avokatja e njohur Eni Çobani është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë publikon foto nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale.

Së fundmi, ajo ka postuar para fillimit të rubrikës 'Shihemi në gjyq' një fotografi të sajën dhe ka kujtuar diçka nga babai i ndjerë.

'Kur babai im i shtrenjtë më iku nga jeta po kurrë nga zemra, mendja dhe shpirti më la një pasuri të madhe personalitetin e madh të tij, emrin e padiskutueshëm si një profesionist i madh dhe një këshillë që s’duhet ta harroj kurrë. Më tha: ‘Mos harro kurrë që je vajza ime’. Prandaj miqtë e mi në çdo hap më del përpara figura e babait tim', shkruan Eni.

Kujtojmë që babai i juristes ka ndërruar jetë 4 vite më parë dhe dhimbja për Enin vazhdon të jetë e madhe.

Screenshot_15.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066709518432617
array(1) { ["section"]=> string(65) "eni-cobani-kujton-te-atin-e-ndjere-kur-iku-nga-jeta-me-tha-167827" }