Eni Çobani: Si ja dal të mos kem asnjë rrudhë në fytyrë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:50 29-07-2016 Eni Çobani: Si ja dal të mos kem asnjë rrudhë në fytyrë

Eni Çobani është një nga ato zonjat e ekranit, që ka një figurë të pastër dhe pa asnjë rrudhë, jo vetëm në efektin e filtrave, por edhe kur e sheh live. Juristja e njohur bie në sy për pamjen e saj të kuruar, për të cilën ngjall edhe kuriozitet se si arrin të mbetet e freskët me kalimin e kohës.

Po si ia del ajo të ketë lëkurë kaq të pastër?

E pyetur nga revista "Story" ajo tregon më shumë nga rituali i saj: "Origjinaliteti është kryesorja në pamjen time, pasi unë nuk bëj ndonjë gjë të madhe për të qëndruar në formë". Sa për kujdesin e përditshëm, mund të them se jam ujë dhe sapun. E pastroj mirë fytyrën, përdor krem dite të mirë dhe rrallë herë ndonjë maskë. Por mendoj se biologjia është faktor kryesor", tha ajo. Pyetjes nëse është pro apo kundër ndërhyrjeve estetike, Eni përgjigjet: "Jo, kush do, le t'i bëjë, po unë dua të shijoj çdo fazë të jetës, pasi rrudhën e konsideroj vlerë dhe jo difekt". 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0311119556427
array(1) { ["section"]=> string(60) "eni-cobani-si-ja-dal-te-mos-kem-asnje-rrudhe-ne-fytyre-48139" }