Eni Vasili promovon librin e saj ‘’Unë kam vrarë’’

Publikuar tek: kulture-art, më 07:59 10-03-2016 Eni Vasili promovon librin e saj ‘’Unë kam vrarë’’

Gazetarja Eni Vasili ka promovuar librin e saj “Unë kam vrarë”. Vasili promovoi librin nën praninë e miqve, personazheve të njohur të politikës, medias e artitit në një ceremoni të organizuar në hotel “Rogner”.

Libri hedh dritë mbi dosjet më delikate  të grave shqiptare që kanë vrarë. Libri nuk merr përsipër të fajësojë e as të shfajësojë, por nëpërmjet rrëfimit në vetë të parë tregon se ku janë rrënjët e vërteta të problemit, se si këto gra, nëna, motra, bashkëshorte u kthyen papritmas në vrasëse.

Parathënien e librit e ka shkruar shkrimtari Ismail Kadare, ku komenton marrëdhënien e shqiptarëve me gruan në historii.

 “Mirëserdhet dhe faleminderit që jeni këtu. Për herë të parë hyra në një burg kur intervistova Nazime Vishën në burgun 313 në Tiranë, në atë kohë Ismail Kadare, Dritero Agolli dhe të tjerë ma besuan mua dhe programit tim ‘’Studio e Hapur’’ publikimin e kërkesës për faljen e Nazime Vishës një të miture që vrau përdhunuesin e saj.

E njëjta çështje më bëri ta ndjek Nazimen dhe jetën e saj për muaj me rradhë e gjatë kësaj kohe takova shumë gra që vuanin dënimin në burgjet shqiptare. Kam kaluar ore të ferrshme duke dëgjuar dhe perjetuar historitë e tyre, të cilët më krijuan një pështjellim njerëzor dhe profesional duke me veshur me një ndjenjë faji dhe përgjegjësia prej të cilës mund të shpëtoja vetëm në këtë mënyrë, duke ndarë historitë me ju.

Duke i treguar historitë e jetëve te tyre tragjike.

Unë kam vrarë nuk është një libër që përligj, shfajëson ose gjykon. Unë kam vrarë është një akt rrëfimi për një Shqipëri që nuk e njohim dhe një realitet që e injorojmë, një akt pendese për disa gra që duke bërë një veprim të rëndë, më të rëndin, më të patolerushmin, i dhanë zgjidhjen e paduhur dramës se tyre, është një akt faljeje për kë mundet por mbi të gjitha është një akt për marrje përgjegjësish. Kjo është sfida e këtij libri. Këto gra nuk lindën vrasëse. Indiferenca dhe mosinteresi juaj më solli këtu tha një prej grave që kam intervistuar.”, tha autorja Vasili.

 “Kam qenë dy herë vitin e kaluar në burgun e grave. Ende më kujtohet se çfarë thoshte një grua; burgun e kisha jashtë’. Dhuna, presioni i shoqërisë, krizat familjare mund të jenë të gjithë faktor që mund ta çojnë një grua drejt krimin. Ky libër na ndihmon ti njohim më mirë këta faktor. Vetëm duke kuptuar këto gjëra, mund të ndryshojmë qasjen tonë. Të thyesh heshtjen duhet shumë forcë dhe kurajo. Nuk do më kishte shkuar kurrë në mendje se pas një vizitë prekëse do dilja me një buqetë lulesh në duar.”, tha ambasadori i OSBE-së Florian Raungin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Valbona Selimllari dhe Reshat Arbana në mbështetje të grave të dhunuara
Kinematografia shqiptare në festivalin ndërkombëtar në Paris »
Article Logic
Execution time: 0.019429922103882
array(1) { ["section"]=> string(52) "eni-vasili-promovon-librin-e-saj-une-kam-vrare-34702" }