Enigma e këpucëve bezhë, Lame i kërkon llogari Kapexhiut

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:06 30-06-2015 Enigma e këpucëve bezhë, Lame i kërkon llogari Kapexhiut

Artisti Bujar Kapexhiu i sot ka vendosur ti kushtojë një karikaturë kreut të ALUIZNI-t Artan Lame si dhe kryeministrit Rama.

Në karikaturën e Kapexhiut, Lame mban në duar dosje të shumta të punës voluminoze me legalizimet teksa i thotë kryeministrit Rama se “Kemi akoma legalizime” por pergjigja e tij e prerë është: “Nuk më intereson. Zgjedhjet mbaruan”.

Por kreu i ALUIZNI-t e ka marrë me sportivitet një gjë të tillë, duke i kërkuar llogari Kapexhiut vetëm për ngjyrën e këpucëve dhe jo përmbajtjen e karikaturës.

“Kapexhiu gjithmonë më nxjerr me këpucë bezhë, që unë si kam patur kurrë! Enigmë...”, shkruan Lame.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030086040496826
array(1) { ["section"]=> string(61) "enigma-e-kepuceve-bezhe-lame-i-kerkon-llogari-kapexhiut-15022" }