Eno Bozdo replikë me Veliajn pas përfitimit të banesës nga Tonin Tërshana

Publikuar tek: politike, më 17:46 01-09-2015 Eno Bozdo replikë me Veliajn pas përfitimit të banesës nga Tonin Tërshana

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo ka reaguar pas lajmit të publikuar se artisti i njohur Tonin Tërshana ka përfituar sot banesën sociale, e dhënë kjo nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Sipas Bozdos, e gjitha kjo shfaqje është një hipokrizi e Veliajt pasi ishte kryeministri Edi Rama ai bllokoi për më shumë se një vit shpërndarjen e banesave sociale për qytetarët e Tiranës, përfshirë dhe Tërshanën.

Bozdo shkruan se Veliaj edhe në këtë rast ka gënjyer, si në shumë të tjera, ndërsa i kërkon të mburret me punët e tij dhe jo të të tjerëve.

“Sot Veliaj ka shpërndarë çelesat e banesave sociale. I mirënjohuri Tonin Tërshana përfitoi banesën e shumëpritur prej kohësh, për shkak të bllokimit që Rama, shefi i Veliajt, i bëri këtyre banesave. Tonin Tershana ishte përfitues prej kohësh i kësaj banese, por Rama zgjodhi të mos t’ia japë. Sot Veliaj, me një gjest të shkëlqyer hipokrizie, u mallëngjye dhe i dha atë që prej kohësh i takonte artistit të mirënjohur. Dhe sigurisht, si gjithmonë, harroi t’i kërkoje falje zt. Tërshana dhe të gjithë përfituesve të tjerë të këtyre banesave për nëpërkëmbjen e shëmtuar për më shumë se një vit. Gënjeu përsëri Veliaj, duke marrë meritat e të tjerëve, ashtu siç e shet projektin e çezmave të Tiranës si të vetin, kur në fakt e gjeti gati sëbashku me donacionin kuvajtian. Ashtu siç e shet si të veten lulishten tek Ferit Xhajko, kur të fakt të gjitha i gjeti gati për përurim. Tirana nuk mund të drejtohet duke u mburrur me punët e të tjerëve duhet të bësh ndonjë punë dhe vetë”, shkruan Bozdo në facebook. 

Lexo edhe: Tonin Tërshana 20 vite pa shtëpi, Veliaj i jep banesë sociale “live”. Ja çfarë i tha artisti i madh

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD në Asamblenë Politike të Partive Popullore, diskutohet antarësimi me të drejta të plota
Kryeministri Rama në SHBA me ftesë të “Fondacionit Klinton” »
Article Logic
Execution time: 0.057489156723022
array(1) { ["section"]=> string(79) "eno-bozdo-replike-me-veliajn-pas-perfitimit-te-baneses-nga-tonin-tershana-19707" }