Enri Çeno denoncon garën e shtirur në FRPD: Ndërhyrjet deformuan vullnetin

Publikuar tek: politike, më 09:40 19-11-2015 Enri Çeno denoncon garën e shtirur në FRPD: Ndërhyrjet deformuan vullnetin Enri Çeno

Enri Çeno, një nga kandidatët për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike është tërhequr dy ditë më parë nga gara. Përveç tij nga gara është tërhequr edhe Greta Koçi dhe Lisandër Hoxha duke bërë që në garë të mbeten vetëm Ervin Salianji, Oriela Nebijaj dhe Belind Këlliçi.

Por Çeno sqaron pozicionin e tij, duke denoncuar ‘’ndërhyrjet’’ në process dhe duke e quajtur gjithë lojën mediatike një dezinformim:

“Më vjen keq që po shoh statuse dhe artikuj të cilët disinformojnë!

Unë u tërhoqa nga gara dhe nuk kam dalë në mbështetje të askujt! Mbështetja ime e vetme është vetëm për të rinjtë e te rejat e FRPD dhe vlerësimi e mirënjohja për të gjithë ato që më kanë mbështetur në çdo cep të Shqipërisë!’’

“Të dashur miq,

Kandidimi im për kreun e FRPD ishte një gjest politik i menduar gjatë, i bazuar tek vullneti për ti dhënë të djathtës diçka nga vetja, si dhe tek vlerësimi që u bëra kapaciteteve të mia në një mjedis ku forcat duhet të mateshin ballë për ballë. Gjatë këtyre muajve, bashkë me miqtë e mi, u përpoqa të ravijëzoj një program për ta ngritur forumin në nivelin e sfidave që e presin, si nga ana organizative, ashtu edhe nga ajo ideologjike. U përpoqa të flas qartë dhe thjesht, duke paraqitur ato alternativa për realizimin e të cilave e dija se do të mund të përgjigjesha konkretisht, nëse përgjegjësia e tyre do të binte mbi mua.

Vendimi për t’u tërhequr nuk erdhi as si rezultat i ndonjë pakënaqësie të çastit, as si pasojë e ndonjë kalkulimi politik, as për shkak të ndonjë nevoje të papërballueshme për të trafikuar vota dhe këmbyer influenca. Vendosa të tërhiqem pasi konstatova në mënyrë të përsëritur se në shumë aspekte ne nuk jemi më të mirë sesa fenomenet që duam të luftojmë. Vendosa të tërhiqem duke i qëndruar bindjes time që një betejë e ndershme mes miqsh dhe kolegësh duhet bërë ballë për ballë.

Por vërejta se ndërhyrjet deformuan vullnetin, vërejta se mbështetja nëpër sallat e debatit nuk u reflektua tek vota nëpër kuti. M’u bënë me dije situata të papranueshme në lidhje me ndikimin e votës, situata të cilat ne me shumë zell i denoncojmë tek kundërshtari ynë politik. Vërejta gjithashtu një abuzim të përsëritur me emrat e hierarkisë së partisë në funksion të orientimit dhe kontrollit të një vote, e cila në parim dhe në praktikë do të duhej të ishte e lirë.

Gjithësesi rruga në politikë është e gjatë, aty ku një derë mbyllet, një tjetër hapet. Por unë nuk e ndërtoj trasenë time mbi gënjeshtra, prapaskena, hatërmbetje, cmirë dhe armiqësi. Për mua do të jetë gjithmonë e më shumë më i vlefshëm besimi dhe respekti ndaj atyre që gjatë një viti kam takuar dhe njohur në çdo cep të Shqipërisë.

Rruga ime nuk mbaron këtu, ajo fillon këtu. Ju falenderoj. Enri”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Shqiptarët dhe rusët të ngjashëm në kulturë, tradita dhe karakter”, Ambasadori i Rusisë vlerëson marrëdhëniet mes popujve
Paloka në Kuvend: A do ta hedhë në gjyq ambasadorin amerikan Rama? Shullazi s’vajti para drejtësisë, Frroku u la i lirë »
Article Logic
Execution time: 0.022597074508667
array(1) { ["section"]=> string(79) "enri-ceno-denoncon-garen-e-shtirur-ne-frpd-nderhyrjet-deformuan-vullnetin-25778" }