“Enver Hoxha është njeriu që nxiu jetët e një populli të tërë, turp për shpurën e bastardëve që i shërbejnë fantazmës së xhelatit”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:49 17-10-2017 “Enver Hoxha është njeriu që nxiu jetët e një populli të tërë, turp për shpurën e bastardëve që i shërbejnë fantazmës së xhelatit”

Ditën e djeshme ishte ditëlindja e Enver Hoxhës.

Shumë shkuan të vizitonin Nexhmije Hoxhën, të venë e ish-diktatorit komunist. Një prej tyre ishte edhe Preng Cuni, kryetari aktual i Partisë Komuniste Shqiptare. Ai e quan 96-vjeçaren Hoxha si “legjendë të gjallë antifashiste”.

Sakaq, vjen edhe reagimi i socialogut Ergys Mërtiri i cili kujton kush ka qenë Enver Hoxha dhe i quan “shpurë bastardësh” njerëzit që e ndihmuan të realizonte qëllimin e tij.

KOMENTI I ERGYS MËRTIRIT:

Ditelindja e njeriut qe i ka sjelle ketij vendi fatkeqesine me te madhe, njeriut qe iu mori jeten mijera njerezve, qe burgosi dhjetera mijera te tjere, qe masakroi te gjithe inteligjencen e vendit dhe ngriti ne pozite felliqesine. Por kjo nuk eshte gje. Enver Hoxha eshte njeriu qe nxiu jetet e nje populli te tere, duke e lene ate pa liri, pa kulture, pa dije, pa buke, pa katandi, pa perspektive. Ai eshte arkitekti i nje ferri prej 28 mije km katroresh, ku jetet e njerezve fikeshin ne deshperim.
Por te gjitha keto ai nuk do te mund ti realizonte dot pa nje shpure bastardesh, te cilet i sherbyen me zell e devocion. Shume prej tyre sot kerkojne t'iu mbushin mendjen njerezve se kasapi i ketij vendi kishte edhe te mirat e veta. Per turpin e tyre, ata vazhdojne t'i sherbejne fantazmes se xhelatit, duke vajisur e parfumosur kufomen e tij. Kjo eshte vetem nje menyre per te treguar se jane rreshtuar ne anen e felliqur te historise dhe te tille do te kujtohen gjithmone!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.35276317596436
array(1) { ["section"]=> string(133) "enver-hoxha-eshte-njeriu-qe-nxiu-jetet-e-nje-populli-te-tere-turp-per-shpuren-e-bastardeve-qe-i-sherbejne-fantazmes-se-xhelatit-96166" }