Eposi i Kreshnikëve në UNESCO?!

Publikuar tek: kulture-art, më 13:53 18-01-2015 Eposi i Kreshnikëve në UNESCO?!

Rezultatet e një grupi ekspertësh, të ngritur pesë vite më parë për hulumtimin e “Eposit të Kreshnikëve”,  janë prezantuar tashmë në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Kjo punë e gjatë kërkimore  solli mbledhjen e 15 vëllimeve të këngëve të kreshnikëve nga krahina të ndryshme shqiptare , 16 vëllime të nënprojektit  “Eposi në ndërdijen kombëtare”, si dhe  si dhe 2 vëllime me pyetësor dhe biografi të rapsodëve shqiptarë.

 Metoda e përdorur për këtë nënprojekt të realizuar nga studentët e Fakultetit të Edukimit, është anketimi i drejtpërdrejtë (me gojë dhe me shkrim) nga më shumë se 700 intervistues , pa dallim moshe dhe profesioni.

 Shefi i Degës së Etnologjisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, z. Bashkim Lajçi u shpreh se pas kësaj, vendi i “Eposit të Kreshnikëve” është vetëm UNESCO, por studiuesi i njohur z. Shaban Sinani, tha se që të ndodhë kjo, diplomacia duhet ta bëjë siç duhet punën e saj.

“Eposi i Kreshnikëve” është një trashëgimi e rrallë kulturore, që tashmë mund të cilësohet edhe si pasuri e gjithë botës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “ Refleksione nga Shqipëria” në Kuvajt
Komani/ Forumi: Kumbaro flet me terma energjetike, s’ruan trashëgiminë. Ministria: Do kryejmë sondazhe »
Article Logic
Execution time: 0.021091938018799
array(1) { ["section"]=> string(33) "eposi-i-kreshnikeve-ne-unesco-833" }